Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Pogradec/ Arrestohet 48-vjeçari vidhte kabllot e ndriçimit publik
    Vendi

    Pogradec/ Arrestohet 48-vjeçari vidhte kabllot e ndriçimit publik

    November 9, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pogradec: Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Pogradec, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllot e ndriçimit publik.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas burimeve policore shtetasi Arjan Tare, me origjinë nga Podgoria e Maliqit dhe banues në Vërdovë të Pogradecit, është prangosur mbrëmjen e djeshme në zonën e Unazës së qytetit, teksa kryente tentativën e radhës të vjedhjes së kabllove elektrike të shtyllave të ndriçimit.

    Prej disa kohësh, policia ishte vënë në ndjekje të 48-vjeçarit pas denoncimeve të shumta nga institucionet lokale dhe qytetarët, për dëmtimin sistematik të infrastrukturës publike.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu kanë gjetur sasi të konsiderueshme kabllosh të dyshuara si të vjedhura, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se një pjesë e madhe e tyre dyshohet se janë shitur nga autori.

    Sipas policisë, Tare dyshohet të jetë i përfshirë në dhjetëra raste vjedhjesh në qytet dhe fshatrat përreth, ndërsa dëmi më i madh raportohet të jetë vjedhja e rreth 1000 metrave kabëll në aksin nacional Pogradec-Qafë Plloçë, segment i cili prej kohësh ka mbetur në errësirë të plotë, duke krijuar pasiguri për drejtuesit e mjeteve dhe banorët.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjeve, teksa nuk përjashtohet mundësia që 48-vjeçari të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë. Policia shprehet se nga dëshmia e tij pritet të sigurohen të dhëna të tjera të rëndësishme për hetimin.

    Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, me akuzat ndaj të ndaluarit lidhen me vjedhje të infrastrukturës publike dhe dëmtim të pronës

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026

    Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

    November 7, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Realiteti i trishtë një qyteti – gjendet një i moshuar pajetë në banesë, reagon policia

    E rëndë në Korçë, arrestohet për ngacmim seksual kirurgu i spitalit

    Myslimanë e të krishterë falen bashkë, historia e bashkëjetesës fetare në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.