Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani po ua heqim pensionin: Pyetje e një gazetari drejtuar Marinakis – A do të ndryshojë ligji?

    November 5, 2026

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Skënderbeu fiton miqësoren me Kukësin, Totre bën diferencën në suksesin 2-1
    Sport

    Skënderbeu fiton miqësoren me Kukësin, Totre bën diferencën në suksesin 2-1

    August 6, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Skënderbeu vijon të japë sinjale pozitive në fazën përgatitore, teksa ka mposhtur Kukësin me rezultatin 2-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Korçarët siguruan fitoren falë një pjese të dytë më bindëse, ku protagonist u bë Enur Totre.

    45 minutat e para u mbyllën pa gola, megjithëse Skënderbeu pati mundësinë të kalonte në avantazh nga pika e bardhë. Mesfushori Braga ekzekutoi penalltinë e fituar nga Veliçkovski, por portieri Amarildo Dervishaj reagoi saktë duke pritur goditjen.

    Your browser does not support the video tag.

    Në pjesën e dytë, hyrja e Totres ndryshoi ritmin e lojës. Fillimisht, në minutën e 52-të, ai asistoi për Shaqen, i cili shënoi me kokë golin e avantazhit. Vetëm 11 minuta më pas, një tjetër aksion i nisur nga Totre u finalizua nga Veliçkovski për rezultatin 2-0. Kukësi reagoi me Demirçanin, i cili ngushtoi diferencën pas një gabimi në mbrojtjen korçare, por nuk arriti të shmangte humbjen.

    Fitorja ndaj Kukësit përbën një tjetër test pozitiv për skuadrën e Ivan Ahmatajt në prag të nisjes së sezonit të ri, ndërsa paraqitja e Enur Totres dhe pritja e penalltisë nga Dervishaj ishin momentet më të spikatura të sfidës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Thirrje publike! Pogradeci kërkon ndihmën e “lojtarit të 12-të” për të kapërcyer “ngërçin”

    November 5, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026

    Skënderbeu-Vllaznia, sfidë e paparashikueshme, pesë përballjet e fundit mes ekipeve në ekuilibër të plotë

    November 1, 2026

    Skënderbeu dhe Laçi ndajnë pikët në Korçë, sfida mbyllet në barazim 1-1

    October 29, 2026
    TE FUNDIT

    Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani po ua heqim pensionin: Pyetje e një gazetari drejtuar Marinakis – A do të ndryshojë ligji?

    November 5, 2026

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026

    Si u ndryshua transkripti i pronës “me një të rënë lapsit” nga Dallëndyshe Bici, Erjon Bardhi dhe Andi Barjami

    November 5, 2026
    EKSKLUZIVE

    Camping e kayak në Pustec

    Pse Roma pushtoi botën

    “E ndoqa me vrap dhe e qëllova. Pas krimit shkova në…”, vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet dëshmia e plotë e Krisjan Sterjos: I thashë mos ngacmonte shoqen time, më shau

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.