Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë/ Policia: Konflikti kishte nisur më herët, autori u largua drejt varrezave – viktima u qëllua me kallashnikov

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë/ Dyshohet se u konfliktuan pak para ngjarjes, viktima kishte thikë në dorë

    August 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Sigurimi i jetës së debitorit është kujdes për familjen, mbrojtje për bankën dhe vijimësi për ekonominë
    Vendi

    Sigurimi i jetës së debitorit është kujdes për familjen, mbrojtje për bankën dhe vijimësi për ekonominë

    May 8, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nëse ke ende një kredi për të shlyer dhe të ndodh diçka e papritur me jetën, shëndetin apo vendin tënd të punës, me të ardhurat e tua apo me fuqinë tënde paguese për shlyerjen e një kredie, a do të doje që barra e rëndë e borxhit të pashlyer të mbetej mbi supet e njerëzve të cilët ti do më shumë?

    A do të pëlqente t’i vishje ata me peshat e rënda të një borxhi?! T’ua rrezikoje stabilitetin financiar? Shtëpinë? Pronën? Nëse përgjigjja që të vjen më natyrshëm është “Jo”, të lutem lexoje deri në fund këtë artikull ndërgjegjësues në kuadër të edukimit financiar.

    Your browser does not support the video tag.

    Përmes këtyre radhëve synojmë të shpjegojmë se pse PPI (Payment Protection Insurance), i njohur në shqip si sigurimi i jetës së debitorit, është një produkt sigurimi i shkëlqyer me vlera të trefishta: në familje, në shoqëri dhe në ekonomi.

    Kujdes për familjen

    PPI-ja, ose sigurimi i jetës së kredimarrësit, është sigurimi, që i mbron bankës shumën e mbetur pa shlyer të kredimarrësit në rast vdekjeje.

    Bankat, për të mbrojtur investimet e tyre, ua kushtëzojnë kredimarrësve me detyrim pasjen e këtij lloj sigurimi.

    Çdo vit kredimarrësi siguron pjesën e mbetur pa shlyer të kredisë. Kjo, në varësi të risqeve.

    Detyrimisht klienti orientohet të zgjedhë rrezikun e rastit të vdekjes, ose thënë ndryshe: të sigurojë jetën. Në rast se kredimarrësi vdes, prona e blerë me kredi i mbetet trashëgimtarëve ligjorë.

    Familja e ruan pronën e blerë nga kredia. Ajo nuk do të preket. Pjesa e mbetur pa paguar nga kredimarrësi do të paguhet nga siguruesi.

    Trashëgimtarët ligjorë të kredimarrësit gëzojnë pronën dhe nuk u mbetet pas asnjë barrë financiare për shlyerjen e borxhit, sepse për të përgjigjet siguruesi.

    Kjo është vlera e këtij sigurimi nga perspektiva e përfitimeve të familjes: humbja e njeriut të dashur nuk shoqërohet me kolapsin apo stresin financiar të shlyerjes së detyrimeve ndaj bankës.

    Ky nuk është risku i vetëm që mund të sigurohet me PPI: me kërkesë të kredimarrësit mund të sigurohet edhe pamundësia e pagesës, paaftësia e plotë fizike që pasohet nga paaftësia për punë, e me radhë. Kjo, në varësi të kërkesave të vetë klientit.

    Si shkohet te kjo marrëveshje dhe a funksionon kudo njëlloj?

    Ky lloj sigurimi funksionon njëlloj kudo ku parimi i sigurimit funksionon. Kudo në Botën Perëndimore ku funksionon tregu i lirë është njëlloj. PPI-ja nuk është shqiptare.

    Marrëveshja shihet si trepalëshe: personi që merr kredinë, banka që e jep kredinë dhe kompania e sigurimit.

    PPI-ja sjell mbrojtjen e trefishtë:

    Niveli i parë: Banka kërkon mbrojtjen e kredisë dhe e gjen përmes PPI-së.

    Niveli i dytë: Klienti kërkon mbrojtjen e familjes dhe trashëgimin pa probleme dhe barra borxhesh të pasurisë dhe këtë e ka të mundur përmes PPI-së.

    Niveli i tretë: Shoqëria e sigurimit merr përsipër riskun kundrejt primit të sigurimit dhe siguron një treg për të ofruar produktet e saj.

    PPI-ja, ose sigurimi i jetës së depozitorit, nuk duhet parë thjesht si një kusht bankar për të siguruar financim.

    PPI-ja është një mekanizëm mbrojtjeje, në tre nivele: mbron familjen, mbron bankën, mbron edhe ekonominë.

    Në këtë mënyrë një fatkeqësi personale, nuk kthehet në traumë për një bankë dhe as në një ortek financiar për sistemin ekonomik. E gjitha vijon mbarëvajtjen.

    Marrë nga Sigurime.Online

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë/ Policia: Konflikti kishte nisur më herët, autori u largua drejt varrezave – viktima u qëllua me kallashnikov

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë/ Dyshohet se u konfliktuan pak para ngjarjes, viktima kishte thikë në dorë

    August 8, 2026

    Historia e familjes Falo që mbajti gjallë historinë e Voskopojës,një derë, pesë shekuj dhe katër breza

    August 8, 2026
    TE FUNDIT

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë/ Policia: Konflikti kishte nisur më herët, autori u largua drejt varrezave – viktima u qëllua me kallashnikov

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë/ Dyshohet se u konfliktuan pak para ngjarjes, viktima kishte thikë në dorë

    August 8, 2026

    Historia e familjes Falo që mbajti gjallë historinë e Voskopojës,një derë, pesë shekuj dhe katër breza

    August 8, 2026
    EKSKLUZIVE

    Përgjimet/ Braçellari kërcënonte banorët: Unë tall tr*pin me shtetin e ty të vari për gjuhe

    Anomali në zgjedhjet për degën e PD Korçë, Kryesia ende nuk ka shpallur emrat e kandidatëve

    1 MAJI I VËRTETË – GRATË E FSHATIT TIM

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.