Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk disponon asnjë avion apo helikopter të dedikuar për shuarjen e zjarreve nga ajri.
Çdo verë Shqipëria përballet me dhjetëra vatra zjarri në pyje, kullota,vreshta dhe zona të banuara.
Fqinjët investojnë në flotë ajrore, ndërsa vendi jonë mbetet i pambrojtur dhe i varur nga ndihma ndërkombëtare.
Nëse krahasojmë Kroacinë, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, me tre shtete të Ballkanit Perëndimor – Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – dhe analizojmë raportin mes numrit të avionëve zjarrfikës, sipërfaqes dhe popullsisë, vihet re se Shqipëria është shumë larg kapaciteteve të nevojshme për t’u përballur me situata të tilla emergjente.
Të dhënat rajonale tregojnë këtë pamje:
Kroacia ka në dispozicion 12 avionë zjarrfikës për 3,9 milion banorë dhe një sipërfaqe prej 56,600 km².
Mali i Zi, një vend me vetëm 620 mijë banorë dhe 13,800 km², ka 5 mjete fluturimi të specializuara.
Maqedonia e Veriut ka 2 avionë tip Air Tractor, për një popullsi prej rreth 1,8 milion banorë dhe sipërfaqje 25,700 km².
Shqipëria ka 0 avionë zjarrfikës për 2,4 milion banorë dhe 28,700 km² sipërfaqe.
Krahasimi i të dhënave
Mali i Zi udhëheq për nga raporti avionë/popullsi: 1 avion për çdo 124 mijë banorë, dhe një avion për çdo 2,760 km².
Kroacia ka një avion për çdo 325 mijë banorë dhe një avion për çdo 4,716 km².
Maqedonia e Veriut mbetet më pasive me një avion për çdo 900 mijë banorë dhe për çdo 12,850 km².
Shqipëria, ka 0 avionë zjarrfikës për 2,4 milion banorë dhe 28,700 km² sipërfaqe pra ne mbetemi totalisht e pambuluar, dhe varur nga asistenca e vendeve fqinje dhe asistence e BE në rast zjarresh të mëdha dhe nevojës për helikopterë.
Një boshllëk strategjik
Kjo mungesë e kapacitetit ajror në Shqipëri hap diskutime serioze mbi gatishmërinë e vendit për menaxhimin e emergjencave natyrore.
Me ndryshimet klimatike që kanë rritur frekuencën dhe intensitetin e zjarreve, mungesa e një flote ajrore e vendos Shqipërinë në një pozitë të rrezikshme, duke e bërë mbrojtjen nga flakët një çështje të mbështetur kryesisht te ndihma ndërkombëtare.
Ndaj investimi në flotë ajrore por jo vetëm duhet mbështetur.