Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, duke prekur të gjithë llojet e bukëve, përfshi dhe ato masive.
Këto të fundit një ditë më parë kanë kushtuar 120 lekë ndërsa sot kushtojnë nga 140-150 lekë.
Një gjë të tillë pranohet nga vet konsumatorët të cilët janë përballuar me jetë rritje në dyqanet e tregtimit të bukëve.
Të kontaktuar, pronarët e furrave të bukëve në këtë qytet pranojnë rritjen e çmimit që sipas tyre ka ardhur për shkak të rritjes së shpenzimeve, edhe në kushte kur mielli nuk ka pësuar ndryshim në çmim


