Rreth 4000 dhurata janë shpërndarë për fëmijët e dhjetëra fshatrave të bashkisë Maliq dhe Korçë në këto prag festash të fundvitit
Ka qënë nisma e përvitshme e besimtarëve ungjillorë të juglindjes, të cilët, me anë të ndihmës së vullnetarëve nga Irlanda, aty ku janë përgatitur këto dhurata, kanë mundur të sjellin buzëqeshje dhe gëzim tek fëmijët
“ne kemi vendosur të sjellim këtë atmosferë Krishtlindjesh në gjithë bashkinë e Maliqit. Kemi qenë në zonën e Gores, Lozhan, Pirg, Orman, Drithas, Rrëmbec, gjithashtu nëpër qendra sociale tek fëmijët me aftësi ndryshe. Ka qenë një bashkëpunim i jashtëzakonshëm për të sjellë Krishtlidjen tek fëmijët. Pakot që janë shpërndarë janë rreth 4000 dhe vijnë nga Irlanda ”
Ky është viti i disatë ku Team Hope, BUSH dhe Duart që Sigurojnë gëzojnë fëmijët, sidomos ata të fshatrave më të thellë malorë




