Sipas drejtorit të shërbimeve publike Eridon Rustemi, e gjithë kjo ka ardhur për shkak të një intensiteti të lartë të reshjeve të shiut në 24 orët e fundit aq sa reshjet kanë shkuar deri në 124mm, reshje këto të rëna sa për gjithë vitin
Në kushte të tilla prurjet e lumit Devoll kanë qenë në maksimum duke bërë që ujërat të dalin sipër argjinaturës dhe shkaktojnë përmbytje në fushën e Maliqit kryesisht në zonën torfike
Sipërfaqja e përmbytur deri më tani ka kaluar mbi 3200 hektarë. Për të normalizuar situatën janë duke punuar forca të shumta civile nga bashkia Maliq, bordit të kullimit dhe 3 eskavatorë




