Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Reagon Nertil Jole; “Faleminderit Edi Rama, rrugëtimi vijon”
    Vendi

    Reagon Nertil Jole; “Faleminderit Edi Rama, rrugëtimi vijon”

    January 21, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Reagimi

    Në përfundim të detyrës sime si Prefekt i Qarkut Korçë, dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë bashkëpunëtorët, institucionet dhe qytetarët, me të cilët pata mundësinë të punoj gjatë këtyre viteve, që nga 13 prilli i vitit 2022.

    Your browser does not support the video tag.

    Gjatë ushtrimit të detyrës, që m’u besua nga Kryeministri, z. Edi Rama, të cilin e falënderoj shumë për besimin dhe mbështetjen e dhënë, kam qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e lartë institucionale që ajo mbart dhe për domosdoshmërinë e një angazhimi të ndershëm dhe korrekt në shërbim të interesit publik.

    Kjo periudhë ka qenë për mua jo vetëm një përgjegjësi e rëndësishme institucionale, por edhe një përvojë e rrallë njerëzore, e mbushur me takime, bashkëbisedime dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me njerëzit e punës dhe komunitetet e këtij qarku.

    Detyra publike është një mision që kërkon përkushtim, korrektësi dhe respekt të plotë për ligjin. Kam besuar dhe kam vepruar çdo ditë mbi këto parime, duke u përpjekur të jem pranë qytetarëve, të dëgjoj shqetësimet e tyre dhe të kontribuoj, sa herë ka qenë e mundur, në zgjidhjen e problematikave në interes të përbashkët. Lidhja me qytetarët, komunikimi i hapur dhe respekti reciprok kanë qenë thelbësore në punën time.

    Largohem nga kjo detyrë me bindjen se kam dhënë maksimumin tim në shërbim të interesit publik dhe se kjo eksperiencë do të mbetet një kapitull i çmuar në rrugëtimin tim profesional dhe njerëzor.

    Çdo angazhim institucional sjell sfida, por edhe mësime të vlefshme.

    Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan me bashkëpunim, përkushtim e mirëkuptim dhe i uroj suksese pasardhëses Florinda Zegullaj në vijimin e kësaj detyre të rëndësishme.

    Me respekt,
    Nertil Jole

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Vezët me salmonelë në Gramsh, kompania e bashkëshortes së deputetit të PS

    Arben Taravari nga shkolla e parë shqipe në Korçë flet për gjuhën shqipe në Maqedoni dhe debatin aty

    Ulen temperaturat deri -4 në Korçë, mjegulla prezente me qytet dhe akset nacionale

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.