Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Qarku Korçë | Procedime penale për një sërë veprash penale
    Vendi

    Qarku Korçë | Procedime penale për një sërë veprash penale

    January 20, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Strukturat e Policisë në Qarkun e Korçës kanë referuar materiale në Prokurori, ku kanë nisur procedime penale për disa shtetas, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. K., 34 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.

    Your browser does not support the video tag.

    Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

    • F. J., 35 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. E., për motive të dobëta;
    • B. M., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në një dyqan të një kompanie celulare ka filmuar punonjësen, shtetasen V. Sh., pa pëlqimin e saj. Celulari i përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec. Gjatë kontrollit në lokalin e tij u gjet një peshore elektronike me mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë. Po ashtu, gjatë kontrollit të dy celularëve të tij, u konstatuan faqe aktive për baste sportive. Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari ushtronte aktivitetin në lokal pa e regjistruar në organet tatimore. Peshorja elektronike dhe dy celularët u sekuestruan si prova materiale.

    Nga Komisariati i Policisë Kolonjë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. Xh., 57 vjeç, banues në Ersekë, i dyshuar se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit N. J.

    Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për:

    • E. K., 35 vjeç, banues në Korçë, pas kallëzimit të shtetasit N. Ç., i cili pretendon se një javë më parë i ka vjedhur një shumë parash në banesën e tij në fshatin Kolanec, Maliq;
    • A. O., 50 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

    Gjithashtu, më datë 19.01.2026, në Komisariatin e Policisë Pogradec ka bërë kallëzim shtetasi L. H., 44 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka deklaruar se është konfliktuar fizikisht në rrugë me tre shtetas ende të paidentifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    TE FUNDIT

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë për shkelje të ndryshme ligjore

    Të premten/Inagurohet aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë nga Rama

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.