Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Qafë Thana drejt kalimit me një ndalesë, Xhakolli: Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti
    Vendi

    Qafë Thana drejt kalimit me një ndalesë, Xhakolli: Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti

    June 20, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pika kufitare e Qafë Thanës pritet të funksionojë së shpejti me sistemin e kalimit me një ndalesë, një ndryshim që synon të eliminojë radhët e gjata dhe pritjet me orë të tëra për qytetarët dhe turistët që lëvizin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, pas një takimi të zhvilluar në Qafë Thanë me zv.ministrin e Brendshëm të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, Prefekten e Qarkut Korçë, Florina Zegullaj dhe kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas Xhakollit, në takim u diskutuan hapat konkretë për zbatimin e sistemit të kontrollit kufitar me një ndalesë, një proces që tashmë ka marrë miratimin nga pala maqedonase dhe pritet të ratifikohet edhe nga qeveria shqiptare për të nisur më pas zbatimin në terren.

    Në pikën kufitare të Qafë Thanës regjistrohen rreth 1 milion hyrje-dalje vetëm gjatë tre muajve të sezonit veror, çka e bën të domosdoshme gjetjen e një zgjidhjeje për të reduktuar kohën e pritjes dhe për të përmirësuar lëvizjen ndërkufitare.

    Kryebashkiaku i Pogradecit theksoi se bashkëpunimi me homologun e Strugës dhe institucionet e të dy vendeve ka bërë të mundur avancimin e procesit për njësimin e sistemit mes dy doganave, i cili pritet të finalizohet shumë shpejt.

    Po ashtu, dy drejtuesit vendorë janë fokusuar edhe në përfundimin e procedurave për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave përmes Liqenit të Ohrit, një projekt që konsiderohet me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit mes Pogradecit dhe Strugës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    “Ku do e shesim qumështin”/ Në Korçë mungon një rrjet për grumbullimin e prodhimit të blegtorisë

    Aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

    Tjetër rast – Ndërron jetë një e moshuar e vetmuar në Dardhë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.