Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026

    Ndërron jetë në spital Begator Mustafa, 38-vjeçari i cili u vetëvar në portën e shtëpisë së tij.

    May 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Pse ish-kryebashkiaku i Korçës Robert Kotmilo, ishte një nga njerëzit më të pasur të Shqipëris
    Vendi

    Pse ish-kryebashkiaku i Korçës Robert Kotmilo, ishte një nga njerëzit më të pasur të Shqipëris

    October 4, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nga Alba Malltezi/ Ndryshe nga sa mund të duket për disa këto kohët e fundit, gazetaria është një nga profesionet më të bukura në botë. Ajo “merr përdore” lexuesin, shikuesin, dhe ka pushtetin ta çojë të shohë, të njohë, njerëz dhe ngjarje që përndryshe do të mbeteshin pa u mësuar dhe kuptuar ndonjëherë.

    Ashtu siç bëri gazetari i televizionit Euronews Albania nga Korça, Xhensil Shkembi, në reportazhin e tij dhe intervistën në shtëpinë e ish-kryebashkiakut të atij qyteti në vitet 1997-2000, Robert Kotmilo, i cili u nda nga jeta këto ditë në moshën 83 vjeçare.

    Your browser does not support the video tag.

    Përse ka një vlerë të paçmuar ai reportazh që cilido mund ta gjejë online: Së pari sepse solli para nesh një shqiptar të rrallë; të rrallë si ish-kryebashkiak dhe të rrallë si njeri, të rrallë si besimtar, të rrallë si qytetar; të aftë për të dëgjuar dhe të përkushtuar për të ndihmuar, por sidomos një dëshmi që në pushtet mund të qëndrosh i papërlyer dhe të qëndrosh plot sharm e dinjitet, tamam si shtëpia e vjetër korçare ku Kotmilo mbylli jetën e tij, tamam si Korça vetë, një nga qytetet më qytetare të Shqipërisë.

    Që nga fillimi i tij, reportazhi të çon në një botë që na përkiste dikur, por që e kemi shuar: Dera e vjetër prej druri me dorezën e hekurt për të trokitur, oborrin me pjergullën dhjetëravjeçare që bën hije në të, vetë gazetari që merr përdore ish-kryebashkiakun e moshuar dhe ngjisin shkallët e pragut të shtëpisë bashkë. Brenda, biblioteka, ajo e vjetra e ish kohës së diktaturës – 16 mijëshe apo 22 mijëshe siç e kishte gati çdo familje në qytet – librat në të: “Kushtetuta”, “NATO dhe Shqipëria”, kolana e veprave të Nolit të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, kolana e veprave të Shekspirit të të njëjtës shtëpi botuese e cila nuk ekziston më, flasin shumë për Kotmilon-njeri.

    Ashtu siç flet divani i vjetër ku ulet dhe velenxat shumëngjyrëshe që mund të kenë moshën e tij, apo ikonat mbi oxhak. Flet mirënjohja që e ka karakterizuar ndërsa merr ushqimin e përditshëm nga një organizatë humanitare në qytet e në vend që të fshihet, siç do të mund të bënin shumë, e vlerëson si një fat, sepse në të vërtetë, një shoqëri e qytetëruar merr nën kujdes të moshuarit e saj.

    Po përtej objekteve, në intervistën e tij të fundit bërë në këtë reportazh, ish kryebashkiaku i qytetit të Korçës la disa mesazhe të vyera për ata shqiptarë që vendosin të marrin mbi supe përgjegjësi shtetërore: “Të braktisin çdo pasion për pasuri! T’u shërbejnë komunitetit”

    A ju vjen keq që nuk keni grumbulluar pasuri? E pyet me sinqeritet Xhensil Shkëmbi. “Absolutisht jo, as nuk e kam shkuar ndërmend dhe as dua!” përgjigjet Kotmilo, duke na thënë se i pasur mund të jesh dhe me një shtëpi gati të rrënuar, me një divan të vjetër, me një bufe 16-mijëshe, me vaktet e ditës të dhuruara me dashuri, e sidomos, me vëmendjen dhe kënaqësinë për të folur me njerëzit, cilëtdo qofshin ata, vetëm në paçin dëshirën për dëgjim e bisedim.

    Na e tregoi kështu gazetari largmin e Robert Kotmilos dhe raportoi se në funeralin e tij shkuan ortodoksë e myslimanë, të majtë e të djathtë, qytetarë e fshatarë. Shkuan të gjitha ata që ia dhanë titullin si: ndër më të pasurit e Shqipërisë!

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026

    Ndërron jetë në spital Begator Mustafa, 38-vjeçari i cili u vetëvar në portën e shtëpisë së tij.

    May 13, 2026

    Vetëvaret në portën e shtëpisë, shpëtohet mrekullisht nga fqinjët.

    May 13, 2026
    TE FUNDIT

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026

    Ndërron jetë në spital Begator Mustafa, 38-vjeçari i cili u vetëvar në portën e shtëpisë së tij.

    May 13, 2026

    Vetëvaret në portën e shtëpisë, shpëtohet mrekullisht nga fqinjët.

    May 13, 2026
    EKSKLUZIVE

    E torturuan, i thyen këmbët dhe e dënuan me vdekje. Ajo nuk u dha asnjë emër. Deri sa ata kuptuan çfarë kishte bërë, 2,500 fëmijë ishin tashmë të sigurt.

    Lajm i fundit – Aksident me vdekje në Bilisht

    Arrestime, procedime penale dhe shpallje në kërkim nga Policia e Korçës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.