Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Projekti për resort në Korçë shpallet investim strategjik, jepet 10 mijë m2 tokë me qira 1 euro
    Vendi

    Projekti për resort në Korçë shpallet investim strategjik, jepet 10 mijë m2 tokë me qira 1 euro

    June 13, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Qeveria ka miratuar dhënien me qira të një sipërfaqeje prej 10,000 m² në qytetin e Korçës, për vetëm 1 euro, si mbështetje për një investim të shpallur strategjik nga kompania “Investment and Development Albania” sh.p.k.

    Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe i botuar në Fletoren Zyrtare përfshin transferimin e pronës shtetërore në përdorim të kompanisë për realizimin e projektit “Green House Korça Resort”.
    Sipas dokumentacionit të paraqitur në vendim, prona ndodhet në zonën kadastrale nr. 8561, me numër pasurie 1/911, në pronësi shtet, dhe është pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike.
    Kontrata është lidhur me tarifën simbolike prej 1 euro për 20 vite, sipas praktikës që parashikon ligji “Për Investimet Strategjike, me qëllim tërheqjen e investimeve të mëdha në turizëm, infrastrukturë dhe sektorë të tjerë prioritarë.
    Projekti i quajtur “Green House Korça Resort” është miratuar më herët si “investim strategjik, procedurë e asistuar”, nëpërmjet vendimit nr. 29/4, datë 1.2.2023. Për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Green House Korça Resort” do të investohet në vlerën 18,106,741 (me TVSH dhe do të përfundojë brenda 30 muajve nga data e marrjes në dorëzim të objektit dhe nxjerrjeve të lejeve përkatëse për punimet. Sipas plan biznesit të paraqitur, ndërtimi i një hoteli luksoz me 5 yje, i cili do të jetë me 5 kate dhe do të ketë në total 94 dhoma. Investimi parashikohet të investohet në 3 faza.
    Qiramarrësi, sipas parashikimit për punësimin të shprehur në plan biznesin e paraqitur do të punësojë minimalisht 94 punonjës me përfundimin e investimit ku në fazën e parë parashikohen të punësohen 23 punonjës, në fazën e dytë 22 punonjës dhe në fazën e tretë 48 punonjës. Pavarësisht parashikimeve të realizimit si më sipër, monitorimi dhe përllogaritjet e afateve të realizimeve të punësimit të parashikuar, transferohen në kohë gjithmonë pas datës së lejeve përkatëse të nevojshme për punime, ngritjen e aktivitetit dhe vënien në jetë të tij.
    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

    Tona

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    1€ metri/katror Korçë qira Resort
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026
    TE FUNDIT

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare.

    Nisin përplasjet e para në shtëpinë e Big Brother VIP 5, Iliri debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

    Ervin Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.