Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar materiale në Prokurori për dy raste të dhunës në familje, ku ka nisur procedimi penal ndaj personave të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. R., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen B. Z., 50 vjeçe, banuese në fshatin Kurilë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila gjithashtu është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.




