Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Pogradeci zyrtarisht me stacion të ri dhe modern zjarrfikësish, investim i projektit ndërkombëtar për emergjencat
    Vendi

    Pogradeci zyrtarisht me stacion të ri dhe modern zjarrfikësish, investim i projektit ndërkombëtar për emergjencat

    December 11, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Në Pogradec u zhvillua sot ceremonia zyrtare e dorëzimit të Stacionit të ri të Zjarrfikësve të Bashkisë Pogradec, një investim i rëndësishëm në kuadër të projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria e Polonisë dhe zbatuar nga UNDP.

    Your browser does not support the video tag.

    Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, në fjalën e tij theksoi se ky stacion modern rrit ndjeshëm sigurinë e qytetit dhe përgatitjen e strukturave për t’u përballur me çdo situatë emergjente. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Arben Cara, vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve dhe rëndësinë e investimit për standardizimin e shërbimeve zjarrfikëse në vend.

    Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri, Randi Davis, dhe deputeti i Parlamentit Polak, Bartosz Romowicz, Kryetar i Grupit Parlamentar Poloni–Shqipëri. Ata theksuan se projekti është pjesë e një programi më të gjerë që ka mbështetur 10 bashki në vend, veçanërisht pas tërmetit të vitit 2019.

    Me një buxhet prej mbi 2.7 milionë euro, projekti ka mundësuar ndërtimin e dy stacioneve të reja zjarrfikëse në Fier dhe Pogradec, si dhe modernizimin e pajisjeve, automjeteve dhe trajnimeve për zjarrfikësit në të gjithë vendin. Punimet në Pogradec nisën në mesin e vitit 2024 dhe përfunduan në nëntor 2025.

    Stacioni i ri ofron kushte bashkëkohore, tre poste për automjete zjarrfikëse, ambiente të standardizuara të sigurisë dhe një automjet të ri zjarrfikës së bashku me pajisje mbrojtëse për efektivët.

    Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve të reagimit ndaj emergjencave dhe forcimin e sigurisë së komunitetit të Pogradecit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    TE FUNDIT

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Varri me i thellë në botë, prej 73 metra gjendej në Kosovë

    Anastas Mamaj, Mitropoliti i ri i Korçës

    Skënderbeu përforcohet me Leticia Oliveira për sezonin 2025–2026

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.