Kapiteni i skuadrës së Pogradecit, Vangjel Zguro, ishte ndër më të lumturit pas fitores ndaj Laçit në javën e 3-të dhe në prononcimin e dhënë u shpreh i vendosur për objektivat e sezonit.
“Ishte një ndeshje që e kishim vlerësuar 100%, pasi Laçi vinte pas dy fitoreve radhazi dhe e dinim që duhej përqendrim maksimal. Ne kemi një ekip me shumë eksperiencë dhe dimë të përballojmë presionin e kundërshtarit. Ju siguroj që Pogradeci nuk do të jetë kurrë një ekip për t’u mundur”, tha Zguro.
Kapiteni liqenor shtoi se skuadra është e motivuar dhe e etur për fitore edhe të premte, ditë që do tëp resin Skënderbeun në Pogradec: “Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe ndaj Skënderbeut, në atë që do të jetë një derbi juglindor.
Kemi zhvilluar tre ndeshje dhe jemi i vetmi ekip që nuk kemi pësuar asnjë gol. Pretendimet tona janë të qarta dhe ajo që nuk realizuam sezonin e kaluar, këtë vit do ta bëjmë realitet.”