Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Përfundon instruktazhi i Policisë në qarkun Korçë, për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025.
    Vendi

    Përfundon instruktazhi i Policisë në qarkun Korçë, për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025.

    May 10, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në kuadër të planit të masave të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariatet në varësi kanë përfunduar instruktazhin e punonjësve të angazhuar në ruajtjen e objekteve zgjedhore, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të sigurt.

    Çdo punonjës është trajnuar dhe pajisur me librin e xhepit dhe dokumentin identifikues, sipas numrit kodik. Lista e punonjësve dhe mjeteve të angazhuara është miratuar nga KQZ.

    Your browser does not support the video tag.

    Janë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupi i Koordinimit në DVP, për të ndjekur në kohë reale mbarëvajtjen e procesit dhe për të menaxhuar çdo situatë, në zbatim të planit të posaçëm të masave.

    Për çdo QV në territorin e qarkut janë përcaktuar punonjësit e Policisë me përgjegjësi dhe kontakte të qarta, të pasqyruara në hartën digjitale, për të garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe veprimet sipas ligjit.

    Gjatë ditës së sotme, do të merren në ruajtje të gjitha QV-të, ndërsa objektet që shërbejnë si KZAZ janë tashmë në ruajtje nga Policia, që prej momentit të mbërritjes së materialeve zgjedhore.

    Nesër në mëngjes, pas dorëzimit të objekteve nga komisionet, punonjësit e Policisë do të tërhiqen përkohësisht dhe do të rikthehen në orën 19:00 për shoqërimin e materialeve në drejtim të KZAZ-ve.

    Në orën 18:00 të datës 11.05.2025, Policia do të marrë në ruajtje të gjitha VNV-të dhe do të qëndrojë në shërbim deri në përfundim të plotë të numërimit.

    Janë krijuar grupe të gatshme në çdo komisariat dhe në DVP për reagim të menjëhershëm në çdo rast të paraqitur gjatë ditës së votimit apo në fazën pasuese.

    Gjatë këtij instruktazhi, punonjësve të Policisë u është përcjellë nga drejtori i DVP-së mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i cili i ka falënderuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar deri më tani, dhe i ka inkurajuar që me maturi, gjakftohtësi dhe përkushtim maksimal, ta çojnë deri në fund me sukses këtë proces, duke ruajtur imazhin dhe besueshmërinë e Policisë së Shtetit në sytë e qytetarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

    DVP Korçë është e angazhuar të garantojë një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurt, ku çdo qytetar të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar.

     

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Korçë Policia Zgjedhje
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korçë-Pogradec/ Arrestim për dhunë në familje dhe disa procedime penale

    DVP Korçë/ Arrestim për narkotikë, procedime për dhunë, tentativë vjedhjeje dhe prerje të paligjshme pyjesh

    Pogradec: Nisi Shpërndarja e Materialeve Zgjedhore në KZAZ nr. 70, Procesi Po Shkon Pa Probleme

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.