Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ethet e Nilit në Korçë. Konfirmohet rasti i parë i kësaj sëmundje në Shqipëri.

    August 24, 2026

    Pasqyra Albania, modernizimi i Bashkëqeverisjes

    August 24, 2026

    “E përqafova dhe i thashë i gjithë populli të përqafon” – I moshuari që priti 5 orë, takohet me Ramën: I tha Ilirit, t’ja bësh rrugën me asfalt

    August 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane
    Vendi

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mori pjesë në Ceremoninë Përmbyllëse të Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

    Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryetari i Kuvendit vlerësoi reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut si një nga ndërhyrjet më të thella dhe më të guximshme të shtetit shqiptar në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.

    Your browser does not support the video tag.
    Kryetari Peleshi theksoi se reforma në drejtësi ishte një akt vetëkorrigjimi i shtetit dhe një përgjigje ndaj nevojës për të rikthyer besimin e qytetarëve te drejtësia.

    “Dhjetë vite më parë, Shqipëria mori një rrugë që pak vende kanë pasur kurajën ta ndjekin. Ajo vendosi që sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohej filtrit më të fortë që kishte njohur ndonjëherë. Jo për hakmarrje, jo për spektakël dhe jo për statistika, por sepse nuk mund të ketë shtet të fortë pa drejtësi të besueshme”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.

    Duke vlerësuar rezultatet e procesit, ai nënvizoi se Shqipëria e vitit 2026 është ndryshe nga ajo e vitit 2016, me institucione më të forta, standarde më të larta dhe pritshmëri të reja të qytetarëve ndaj drejtësisë.

    Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë partnerëve që kontribuan në zbatimin e reformës.

    Kryetari Peleshi theksoi se përfundimi i mandatit të institucioneve të vettingut nuk shënon fundin e përgjegjësisë për mbrojtjen e standardeve të vendosura gjatë këtij procesi.

    “Suksesi nuk do të matet më nga procesi i rivlerësimit. Ai do të matet nga cilësia e drejtësisë që marrin qytetarët, nga ndershmëria e sistemit dhe nga besimi që qytetarët kanë tek drejtësia”, deklaroi z.Peleshi.

    Duke e lidhur reformën në drejtësi me rrugëtimin europian të vendit, Kryetari i Kuvendit nënvizoi se Shqipëria ndodhet sot më afër se kurrë realizimit të objektivit strategjik për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se ky proces mbështetet mbi forcën e institucioneve, sundimin e ligjit dhe garantimin e drejtësisë për çdo qytetar

    Në përfundim, Kryetari Peleshi ritheksoi angazhimin e Kuvendit për të mbrojtur, konsoliduar dhe çuar më tej arritjet e reformës në drejtësi, duke e cilësuar ruajtjen e standardeve të fituara si testin e vërtetë të pjekurisë së shtetit dhe të vetë reformës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ethet e Nilit në Korçë. Konfirmohet rasti i parë i kësaj sëmundje në Shqipëri.

    August 24, 2026

    Pasqyra Albania, modernizimi i Bashkëqeverisjes

    August 24, 2026

    “E përqafova dhe i thashë i gjithë populli të përqafon” – I moshuari që priti 5 orë, takohet me Ramën: I tha Ilirit, t’ja bësh rrugën me asfalt

    August 24, 2026

    Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

    August 23, 2026
    TE FUNDIT

    Ethet e Nilit në Korçë. Konfirmohet rasti i parë i kësaj sëmundje në Shqipëri.

    August 24, 2026

    Pasqyra Albania, modernizimi i Bashkëqeverisjes

    August 24, 2026

    “E përqafova dhe i thashë i gjithë populli të përqafon” – I moshuari që priti 5 orë, takohet me Ramën: I tha Ilirit, t’ja bësh rrugën me asfalt

    August 24, 2026

    Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

    August 23, 2026
    EKSKLUZIVE

    Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë dekretin, reagon me 1 fjali Presidenti Begaj!

    Ambasadori i Indisë: Shqipëria destinacion ideal për punëtorët indianë, pritet rritje e emigracionit dhe turizmit

    Policia u vonua rreth dy orë tek vjedhja në Pogradec – flet pronari

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.