Në një kohë kur me urgjencë kryeministri i vendit kërkon hartat prioritare nga bashkitë për zbatimin e paketës së maleve, kryebashkiaku i bashkisë minoritare të Pustecit shprehet se interesi për investime në Prespë apo jashtë vijës së verdhë është shumë i vogël. Sipas Pali Kolevskit, fakti që i gjithë territori i kësaj bashkie është zonë e mbrojtur dhe burokracitë e shumta kanë sjellë mosbesim në radhët e banorëve apo sipërmarrësve për të investuar në shërbim turizmi.
“Nuk e di sa e vute re kur kryeministri tha se asnjë pjesë e Shqipërisë nuk është e përjashtuar por këtu zonat e mbrojtura janë kritere të tjera që ndiqen. Kërkesa në bashkitë tona janë të pakta. Lehtësi nuk besoj, do jetë kritereve të zonave të mbrojtura dhe do funksionojë për paketën e maleve. Besoj se është shumë e nevojshme të krijohen lehtësirat, potenciali Turistik eshte I madh, të tregohem I sinqertë, njerëzit duke qenë monitorium nuk kanë besim qe te investojnë dhe bëjnë investime jashtë vijës së verdhë. Situata këtu është e komplikuar, duan të shmangin burokracitë ”
Kolevski shkon më tej kur thotë se nevoja për investime në territorin e kësaj bashkie është e madhe, pasi edhe numri i turistëve është rritur ndjeshëm, vetëm për 10 muaj të 2025 janë 17 mijë të huaj të regjistruar thotë ai, prandaj nevoja për të shtuar kapacitetet është e madhe, duke nënkuptuar që duhen lehtësira për banorët apo sipërmarrsit.
“këtu te gjithë qe punojnë me turistë, ato pak guest house, vetem Në 10 muaj, vetëm të huaj, nuk përfshihen maqedonasit, Jo shqiptaret, Jane deri në 17 mijë, këto guest house per Pusteci, Jane 4-5, në ishull, kishat bizantine, Kjo Ka qene tendencë e larte. Duhet të ketë investime të tjera për të plotësuar gjithçka ”
Parku kombëtar i Prespës sot ka vetëm 5 gues house, që presin turistët vendas dhe të huaj edhe pse interesi ndër vite la qenë i lartë për të ngritur bujtina, ligji i zonave të mbrojtura nuk i ka favorizuar aspak ndërtimet ndërsa tashmë edhe Paketa e Maleve duket një ëndërr e largët për këtë zonë.




