Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Paçe, pilaf e fasule”, Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec kthehet në gjëlltore. Kush oligark ia ka vënë syrin?!
    Vendi

    “Paçe, pilaf e fasule”, Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec kthehet në gjëlltore. Kush oligark ia ka vënë syrin?!

    August 7, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec është kthyer në një gjëlltore për gjithkënd, pavarësisht se funksioni i saj nuk ka ndryshuar. Vendimet e vitit të fundit nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë sjellë që një pjesë e vogël e kësaj shtëpie të jepen me qira. Gjithsej privati ka marrë vetëm 150 m2 godinë dhe 40 m2 oborr, por nga fotot dhe videot që disponon VoxNews, firma private e ka kthyer të gjithë godinën në shërbimin e saj.

    Një shkelje tjetër është edhe funksioni, pasi në kontratën e qirasë shkruhet mjaft qartë se “bar-kafe dhe ushqim i shpejtë në funksion të shërbimit të personelit ushtarak dhe civil të repartit 6630”. Megjithatë, jo vetëm që gjëlltorja s’është për ushtarakët, por ajo është e hapur për të gjithë. Në hyrje të godinës është shkruar “godinë ushtarake, ndalohet hyrja”, por në brendësi është hapur edhe gjëlltorja me muzike gjatë gjithë ditës.

    Tona

    Vendimi duket se është në vijim të tjetërsimit të pronave të ushtrisë në mbarë vendin, ku herë me privatizim e herë me qira, pronat janë falur për interesa tepër të ngushta. Madje, me çmime shumë qesharake.

    Lokali në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec është i hapur për të gjithë

    Çmimi i dhënies me qira është vetëm 26 mijë lekë të rinj në muaj, një çmim që nuk i përket tregut por vetëm interesave.

    Lokali shërben ushqime si paçe, pilaf apo fasule. Shërben edhe ushqime të tjera për këdo, ndërsa çdo natë vendoset edhe muzikë. Por nëse në hyrje shkruan “pronë e ushtrisë”, përse është e hapur?!

    "Paçe, pilaf e fasule", Shtëpia e Pushimit të

    Kontrata e qirasë përcakton se vetëm një pjesë jepet me qira, ata që e kanë marrë shfrytëzojnë të gjithë godinën

    Ky është një nga ato raste ku forca e shtetit është dukshëm inferiore ose i shërben më së miri interesave të privatëve. Megjithëse në dokumentet  shkruhet se funksioni është vetëm për personelin, lokali është i hapur për këdo.

    Por, më skandalozja është se privatët shfrytëzojnë të gjithë hapësirën brenda dhe jashtë godinës, pavarësisht se në letra e kanë shkruar 150 godinë dhe 40 m2 oborr. Nëse në vendet e tjera pronat e ushtrisë ruhen, trashëgohen apo të paktën i marrin ata që i kanë pasur, në këtë shtetin tonë interesat e shtetarëve, qoftë ushtarakë apo civil, prevalojnë mbi gjithçka. Si mund t’a kthesh një pronë në gjëlltore?! A mos ndoshta ndonjë oligark ia ka vënë syrin për t’a marrë të gjithën?

    Hapi i parë, ai i qirasë dhe ndryshimit të destinacionit, është hedhur. Tashmë presim hapat e tjerë nga Ushtria apo Ministria e Mbrojtjes për të tjetërsuar një pronë të radhës, pas atyre në Lezhë, Sarandë apo në Vlorë. Vendi ku është Shtëpia e Pushimit në Pogradec është mjaft e kërkuar. U bë një tentativë për t’a privatizuar disa vite më parë, por letrat u tërhoqën kur u mësua se toka kishte pronar. Tashmë me qiradhënien dhe kthimin e saj në gjëlltore është hedhur hapi i parë!

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Një automjet përplas një motor në Korçë, drejtuesi i këtij të fundit përfundon në spital

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    Sherri i Korçës, shkojnë në gjyq të arrestuarit – ja për çfarë akuzohen

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.