Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » OSBE: Ekstremizmi dhe gjuha e urrejtjes online kërkojnë bashkëpunim ndërkufitar në rajon
    Vendi

    OSBE: Ekstremizmi dhe gjuha e urrejtjes online kërkojnë bashkëpunim ndërkufitar në rajon

    April 17, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në Pogradec u zhvillua një takim rajonal i fokusuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në hapësirën online, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, si dhe institucione ndërkombëtare e lokale.

    Në qendër të diskutimeve ishte nevoja për bashkëpunim ndërkufitar për të frenuar përhapjen e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes, veçanërisht asaj me karakter etnik dhe kulturor në rrjetet sociale. Përfaqësuesi i OSBE-së, Darko Angelov, theksoi se këto fenomene janë tashmë transnacionale dhe kërkojnë koordinim të vazhdueshëm mes vendeve.

    Your browser does not support the video tag.

    Ai vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar se përfshirja e komuniteteve lokale, veçanërisht në zonat kufitare përreth Liqenit të Ohrit, është thelbësore për parandalimin e radikalizmit. Sipas tij, pavarësisht traditës së bashkëjetesës ndërfetare në rajon, ndikimi i fenomeneve globale kërkon vigjilencë të vazhdueshme.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm pranë Ministrisë së Brendshme, Lejdi Dervishi, u shpreh se niveli i rrezikut për ekstremizëm të dhunshëm në Shqipëri mbetet i ulët, por gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi në hapësirën online janë ende shqetësuese.

    Ajo theksoi se propaganda dhe përmbajtjet dezinformuese në rrjetet sociale ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe përkeqësimin e retorikës mes vendeve të rajonit. Në këtë kuadër, po punohet për forcimin e kuadrit ligjor me mbështetjen e Bashkimit Evropian, si dhe për promovimin e praktikave më të mira në bashkëpunim rajonal.

    Autoritetet nënvizuan gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së sistemit arsimor, komuniteteve lokale dhe strukturave të sigurisë në luftën kundër ekstremizmit. Vëmendje e veçantë i kushtohet grupeve vulnerabël, si të rinjtë dhe individët që ndikohen më lehtë nga përmbajtjet online.

    Takimi përfundoi me thirrjen për më shumë bashkëpunim, dialog dhe krijimin e hapësirave të sigurta, si online ashtu edhe në komunitet, ku qytetarët mund të informohen dhe të shprehen lirshëm pa u ndikuar nga gjuha e urrejtjes.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    I drejtoi bastunin kryetarit të Këshillit Bashkiak, flet i moshuari: Ja pse u revoltova

    Arrestohet “Çekiçi” i Korçës, poston VIDEO teksa e ndjek policia: Nuk e hap krahun pa mbaru nafta!

    Stop mushkonjave në sezon veror, Pogradeci vijon spërkatjen

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.