Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna ditën e djeshme, në lidhje me aksidentet e ndodhura, ju informojmë se:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur 2 shtetase këmbësore, M. Gj., 65 vjeçe dhe një 17-vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. V., 23 vjeç, banues në fshatin Drvoran, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasi E. A., 42 vjeç, banues në Korçë, se më datën 18.08.2025, është larguar nga banesa djali i tij 17-vjeçar. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.




