Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Nga emigrimi masiv te korrupsioni, Muharrem Meko shpërthen ndaj Ramës

    July 25, 2026

    Nuk sheh me sy, por me zemër dhe muzikë: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

    July 25, 2026

    “Maratona e Bebeve” rikthen emocionet në Pogradec, të vegjlit dhurojnë spektakël në edicionin e katërt

    July 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nga emigrimi masiv te korrupsioni, Muharrem Meko shpërthen ndaj Ramës
    Vendi

    Nga emigrimi masiv te korrupsioni, Muharrem Meko shpërthen ndaj Ramës

    July 25, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ish-kryetari i PS-së në Korçë dhe gazetari i “Zërit të Popullit”, Muharrem Meko, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, duke ngritur një sërë kritikash të drejtpërdrejta për situatën aktuale në vend.

    Muharrem Meko
    Muharrem Meko

    Përmes një reagimi publik, Meko vë në pikëpyetje narrativën e kryeministrit, i cili sipas tij po përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë te administrata, ndërkohë që problemet reale janë shumë më të thella dhe të rrënjosura.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas tij, kriza aktuale nuk lidhet thjesht me funksionimin e administratës, por me fenomene të rënda si korrupsioni i përhapur, largimi masiv i të rinjve, menaxhimi i pasurive publike dhe mungesa e drejtësisë funksionale.

    Meko thekson se perceptimi i qytetarëve për administratën është degraduar ndjeshëm, duke e krahasuar atë me një raport të thyer mes qytetarit dhe shtetit. Ai nënvizon se mungesa e meritokracisë dhe rënia e standardeve kanë çuar në humbjen e besimit publik, duke krijuar një hendek të thellë mes institucioneve dhe qytetarëve.

    Në analizën e tij, ai shkon më tej duke deklaruar se në historinë e shtetit shqiptar nuk ka ekzistuar një administratë me nivel kaq të lartë korrupsioni dhe paaftësie si ajo aktuale. Sipas Mekos, kjo është rezultat i përzierjes së modeleve të dështuara të së kaluarës me praktika të reja që, në vend që të reformojnë sistemin, e kanë përkeqësuar atë.

    Ai kritikon gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, janë trajtuar figurat historike dhe idealistët e së majtës, duke i zëvendësuar me individë pa kontribut dhe pa integritet profesional.

    Në fund të reagimit, Meko ndalet edhe te fenomeni i emigrimit, duke e lidhur drejtpërdrejt me humbjen e shpresës tek të rinjtë. Ai thekson se shumë familje shqiptare janë detyruar të kërkojnë të ardhmen jashtë vendit, duke e konsideruar këtë si një nga dështimet më të mëdha të politikave aktuale.

    Postimi i plotë:

    Më në fund “i modhi” e paska kuptuar se Administrata na paska qenë shkaktarja e sherrnajës…dhe rebelimit të ‘Pelikanëve’!

    Pra s’janë shkaktarët e vërtetë, as korrupsioni marramendës, as ikjet e fëmijve të Shqipërisë, as shitja e trojeve e pronave publike buzë detit nga striptistët , as mungesa e drejtësisë, as mungesa e shëndetësisë…

    -Asnjëra, asnjëra prej tyre….përveçse Administrata!

    Fatkeqësisht, gjithçka që sot më shumë se kurrë po bëhet së prapthi, apo edhe s’bëhet fare, bëhet keq ,apo djallëzisht, në dëm të shqiptarëve e deri për interesa të dyshimta në emër të antishqiptarizmit, apo edhe milionave të zeza që djeg e përvëlon zemrat e shqiptarëve, ka pikërisht këtë emër të neveritshëm!

    …kur duhet të ishte ndryshe, krejtësisht ndryshe, përderisa përceptimi qytetar për administratën është si ai një fëmijë për prindin; ndërkohë që korrupsioni galopant e kanë ulur tejmase besimin ndaj saj, e meritokracia në kufijte e analfabetizmit ia kanë ulur kokën shqiptarit, të përgjëruar për “prindin” e munguar, si asnjë populli tjetër në Europë!

    Personalisht jam shprehur hapur e prej kohësh se, në historinë 114-vjeçare të shtetit shqiptar, administratë të korruptuar e analfabetë të këtij standardi si kjo e sotmja, as ka patur e as do të ketë!

    Për hir të së vërtetës s’kishte se si të ishte ndryshe nga një gatesë bajate dhe e pështirë prej brumi të zënë, midis ish-administratës së Berishës, (keqfunksionimi i saj e ndëshkoj Saliun në vitin 2013 me 1 milion vota) dhe peshqesheve sorosjane; llumit G-99 e Mjaftistat që dikur si pelikanët e sotëm ulërinin rrugëve të Tiranës;- Nano ik-PS, ik!

    Oooo i Modh !

    Askujt mos iu anko; ti je përgjegjësi i vetëm për këtë zallamahi e çorbë që ke gatuar nën logon; Administrata Shtetërore …e që mjerë kujt i bie të ketë punë e të zgjidhë hall me të!

    …e për ty personalisht, si koka e saj ??

    – S’ mund të them asgjë, përveçse; -të zënçin sytë përpjekjet, mbështetja e qëndresa e atyre mijëra socialistëve të orëve të para, që shkelën mbi vetvetën e ty të priten si Prometeun e Mitologjisë Greke!

    …edhe pse s’kishe asnjë pikë kontributi; e kundërta mundet!

    Pasi ishe ti që kur ndiq një nga pas Sali Berishën, idealistët e së majtës, heronjtë qëndrestare të saj i kishe anatemuar me lloje-lloje epitetesh, nofkash e etiketimesh nga më të neveritshmet!

    Madje si për t’i vënë kapakun urrejtjes ndaj tyre, kur i hipe kalit i hodhe në rrugën e madhe si qenie pa vlera për të mbledhur rreth vetes, vetëm llum e mbetjet analfabete, sorosjane!

    Ah se desh harrova; ti po na çon në Europë …por harron se mua dhe mijëra shqiptarë si unë s’na hyn në punë fare…po fare !

    …dhe e di se pse?

    – sepse kemi në xhep nënshtetësinë amerikane, angleze, gjermane, italiane; falë kujdesit për të na lënë pa fëmijë …sepse fëmijëve tanë, në ndryshim nga të pjellëve tuaj, ua vratë shpresën e na i percollët përtej detit Adriatik e Oqeanit Paqësor!

    Më mbetet vetëm të të them; ty të rroftë Saliu!

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Nuk sheh me sy, por me zemër dhe muzikë: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

    July 25, 2026

    “Maratona e Bebeve” rikthen emocionet në Pogradec, të vegjlit dhurojnë spektakël në edicionin e katërt

    July 25, 2026

    Breshër në Devoll, dëme në bujqësi

    July 24, 2026

    AMF publikon raportin 6-mujor: SIGAL dëmshpërbleu 13.8 milionë euro për mbi 10 mijë raste

    July 24, 2026
    TE FUNDIT

    Nga emigrimi masiv te korrupsioni, Muharrem Meko shpërthen ndaj Ramës

    July 25, 2026

    Nuk sheh me sy, por me zemër dhe muzikë: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

    July 25, 2026

    “Maratona e Bebeve” rikthen emocionet në Pogradec, të vegjlit dhurojnë spektakël në edicionin e katërt

    July 25, 2026

    Breshër në Devoll, dëme në bujqësi

    July 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në fshatin e Linit në Pogradec hapet për vizitorët

    IKMT nis paralajmërimin per largimin e bizneseve në anë të rrugës

    Fermerët e Maliqit kërkojnë dëmshpërblim, ministri Salla premton mbështetje pas verifikimit të dëmeve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.