Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Në vend të një kartoline urimi, Mateus Frroku një zë që ngjitet me dinjitet në panteonin e artit shqiptar
    Vendi

    Në vend të një kartoline urimi, Mateus Frroku një zë që ngjitet me dinjitet në panteonin e artit shqiptar

    June 10, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nga Albert Vataj

    Mateus Frroku dje mbushi 35 vjeç. Një moshë ku njeriu fillon të ndiejë jo vetëm gravitetin e kohës, por edhe rëndësinë e asaj çfarë ka ndërtuar. Ai është tashmë një emër i përveçëm në artin shqiptar, një zë, një pranësi e fuqishme skenike, një ndër ata që nuk e përdhunuan rrugën drejt suksesit, por e ndërtuan atë me përkushtim dhe heshtje krijuese.

    Ballkan Desina

    Në një kohë kur prania në art shpesh bëhet me zhurmë, me shkelje të kufijve moralë dhe artistikë, Mateusi zgjodhi të qëndrojë larg zhurmës, larg modave të shpërdorimit dhe larg atij toksiciteti që shndërron skenën në shfaqje mendjelehtësie. Ai mbeti besnik i vetes dhe ëndrrës së tij, duke e rritur hap pas hapi identitetin artistik, pa e cenuar dinjitetin.

    Nuk e ka pasur rrugën të shtruar. Askush që beson në vlera nuk e ka. Por ai diti të shkojë përpara pa ecur mbi askënd, pa hije, pa shkelje. I mëkuar me virtytin e thjeshtësisë dhe të përulësisë nga prindërit, ai e ka mbrojtur këtë trashëgimi shpirtërore edhe kur tundimi për ta lëshuar veten drejt rrugëve më të lehta ka qenë i pranishëm. E ka ndërtuar figurën e tij pa pompozitet, por me një integritet që rrallë shihet sot.

    Mateus Frroku është një artist që nuk kërkoi të “bëhej” me çdo kusht, por të ishte ai që është, dhe kjo mjaftoi që ai të bëhej. Ai e përfaqëson një model të përkorë: aty ku arti nuk bërtet, por flet; ku kënga nuk maskon boshllëkun, por përçon ndjenjën; ku skena nuk është altar për lavdi personale, por vendtakim me shpirtin e të tjerëve.

    Rrugëtimi i tij në skenën muzikore nuk ka qenë thjesht karrierë, por një dëshmi besimi. Besimi se talenti, kur ushqehet me përkushtim e përgjegjësi, shpërblehet. Dhe ai u shpërblye, jo vetëm me sukses, por me dashuri. Me atë dashuri që nuk bëhet me like e klikime, por me heshtje që dëgjon, me zemra që hapen dhe me duartrokitje që nuk janë të porositura.

    Mateusi nuk u bë armik me askënd, edhe pse nuk i kanë munguar ata që shigjetojnë nga pas krahëve. Ai nuk e ndërtoi emrin e tij mbi rivalitete, por mbi bashkëpunime. Në një botë ku artisti shpesh ndjehet si gladiator në arenën e lakmisë dhe konsumimit, ai gjeti mënyrën për të mbetur njeri, dhe ky është triumfi më i madh.

    Në këtë 35-vjetor, ai nuk ka nevojë për kartolina urimi. Ai ka nevojë të dihet se ka prekur me këngën e tij shumëçka që nuk blihet: një kujtim të bukur, një çast të ndjerë, një mbresë që mbetet. Kjo është më shumë se një festë, është një dëshmi se kur një artist e bën rrugën e vet pa u shtirur, pa kopjuar, ai mbërrin te publiku me dinjitet dhe dashuri.

    Të besosh në ëndërr, siç bëri Mateus Frroku, është të kesh guximin të ndërtosh dritë me duart e shpirtit. Dhe kur kjo dritë ndriçon të tjerët, atëherë je bërë vërtet artist.

    Helzag Instagram
    REJ
    eSIM SIGNAL
    Artist Mateos Frroku
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025

    Triumfi dramatik në derbin ndaj Pogradecit, trajneri Gjoka: Po na ben te vuajme fakti që…

    September 19, 2025
    TE FUNDIT

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025
    EKSKLUZIVE

    Të rinjtë mposhtën të vjetrit, përfundojnë zgjedhjet në Korçë

    Romina Kuko reagon për ngjarjen e rëndë të Vlorës; “Ndëshkim për autorët”

    Imami Dritan Shaho/Avokatët memecë të pazotë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.