Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Alarm në Korçë, pako e dyshimtë brenda një automjeti, policia rrethon zonën në lagjen 18

    May 17, 2026

    Filarmonia e Kosovës mahnit Korçën, serenata korçare emocionon publikun në Teatrin “Andon Zako Çajupi”

    May 17, 2026

    Skënderbeu hap garën për stolin e Superiores, Ahmataj, Shkëmbi, Josa dhe pista e huaj në fokus

    May 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ndahet nga jeta Gjeneral Major Adem Dino
    Vendi

    Ndahet nga jeta Gjeneral Major Adem Dino

    October 10, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ndahet nga jeta Gjeneral Major Adem Dino

    Me hidhërim të thellë është njoftuar ndarja nga jeta e Gjeneral Majorit në lirim dhe ish-deputetit të Kuvendit Popullor në tre legjislatura, Adem Dino.

    Your browser does not support the video tag.

    Adem Dino lindi më 25 qershor 1945 në fshatin Panarit të Korçës, në një familje me tradita të forta atdhetare. I ati, Isuf Dino, ka qenë partizan në radhët e Luftës Nacionalçlirimtare.

    Pas përfundimit me rezultate të shkëlqyera të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, me specialitet gjitharmësh, ai nisi një karrierë të gjatë e të suksesshme në Forcat e Armatosura.

    Gjatë viteve të shërbimit, ai ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme — nga komandant toge, kompanie e batalioni, deri në postin e Komandantit të Brigadës.
    Në vitin 1982, Adem Dino u emërua Drejtor i Drejtorisë Operative dhe Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Në çdo detyrë, ai u dallua për thjeshtësi, drejtësi dhe afërsi me njerëzit, duke mbetur një figurë e respektuar si në radhët e ushtrisë ashtu edhe në jetën civile.

    Familjarëve, të afërmve dhe gjithë miqve të tij, u shprehen ngushëllimet më të sinqerta.
    I përjetshëm qoftë kujtimi i Gjeneral Major Adem Dinos.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Alarm në Korçë, pako e dyshimtë brenda një automjeti, policia rrethon zonën në lagjen 18

    May 17, 2026

    Në Korçë mbijeton zanati i saraçit, Estref Qelemeni mjeshtri i fundit që ruan traditën familjare

    May 16, 2026

    E QUAN KUMARXHIE, BERISHA SULMON PRONAREN E “TOP CHANNEL”

    May 16, 2026

    Detaje të reja nga vdekja e 60-vjeçarit në Zëmblak, vëllai: Vuante nga zemra, alkooli ia rëndonte gjendjen

    May 15, 2026
    TE FUNDIT

    Alarm në Korçë, pako e dyshimtë brenda një automjeti, policia rrethon zonën në lagjen 18

    May 17, 2026

    Filarmonia e Kosovës mahnit Korçën, serenata korçare emocionon publikun në Teatrin “Andon Zako Çajupi”

    May 17, 2026

    Skënderbeu hap garën për stolin e Superiores, Ahmataj, Shkëmbi, Josa dhe pista e huaj në fokus

    May 17, 2026

    “A do të riktheheshit sot te Skënderbeu?” Ja si përgjigjet Mirel Josa.

    May 17, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pogradecarët në SHBA – nga Ledjan Zeqollari

    Korçë/Goditet një rast i kontrabandës së mallrave.

    Gruas nga Biranji “nuk i’a” ndien, i bllokon rrugën policisë – i bëjmë gjëmën

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.