Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Monodrama për Nënë Tereza emocionon publikun në Pogradec
    Vendi

    Monodrama për Nënë Tereza emocionon publikun në Pogradec

    April 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një mbrëmje e veçantë artistike, e mbushur me emocion dhe reflektim, u zhvillua në sallën e shfaqjeve “Lasgush Poradeci” në Pogradec, ku u ngjit në skenë monodrama “And’rra e Nan’ Terezës – Njerëzorja Hyjnore”, kushtuar figurës së madhe të Nënë Terezës.

    Nën interpretimin e aktores Justina Aliaj dhe regjinë e Gëzim Kame, publiku përjetoi një rrëfim të ndjerë mbi jetën, sakrificën dhe filozofinë e humanizmit që përfaqëson kjo figurë botërore.

    Your browser does not support the video tag.

    Regjisori Kame e cilësoi monodramën si një ndër format më sfiduese të teatrit, duke theksuar se pesha e interpretimit bie e gjitha mbi një aktor të vetëm. Ai vlerësoi maksimalisht përkushtimin dhe profesionalizmin e Justina Aliajt, e cila arriti të sjellë në skenë me ndjeshmëri dhe forcë artistike një figurë kaq komplekse si Nënë Tereza.

    Përmes ndërthurjes së interpretimit dhe muzikës, shfaqja solli jo vetëm momente nga jeta e saj, por edhe mesazhin e fuqishëm për dashurinë ndaj njerëzve dhe përkushtimin ndaj më të dobëtëve.

    Aktorja Justina Aliaj e përshkroi këtë rol si një ndër më të vështirët dhe më të nderuarit në karrierën e saj, duke theksuar emocionet dhe përgjegjësinë e madhe që mbart interpretimi i një figure të tillë në një monodramë.

    Shfaqja u mirëprit nga publiku pogradecar, por edhe nga përfaqësues diplomatikë, përfshirë ambasadorin e India në Tiranë, duke e kthyer këtë mbrëmje në një aktivitet me vlera artistike dhe kulturore.

    Ky homazh skenik rikujtoi edhe një herë se figura e Nënë Terezës mbetet një nga krenaritë më të mëdha të shqiptarëve dhe një simbol i përjetshëm i humanizmit në mbarë botën.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Për të 7-in vit me radhë në Kolonjë mbahet kolonia e piktorëve të vegjël, të cilët hedhin në telajo vendet më të bukura të krahinës së njohur.

    Goditet një tjetër rast i ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri, arrestohet 25-vjeçari sudanez

    Dita e tretë e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, zjarri drejt fikjes

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.