Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani po ua heqim pensionin: Pyetje e një gazetari drejtuar Marinakis – A do të ndryshojë ligji?

    November 5, 2026

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Mokra në sytë e përlotur të mësuesit Andrea Cane
    Vendi

    Mokra në sytë e përlotur të mësuesit Andrea Cane

    September 29, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    A keni parë ndonjëherë lot burri, sidomos lot mësuesi?
    Thonë se lotët e burrit mbajnë peshën më të rëndë të shpirtit. Janë lot që nuk maten me kandar, as numërohen me sy, sepse burojnë nga thellësia e zemrës. Dhe të mendosh se ato lot nuk i derdhi kushdo, por Andrea Cane – Mësuesi i Popullit, dishepulli i dijes e i mençurisë pogradecare, ish-drejtor gjimnazesh dhe misionar i arsimit në këto treva shqiptare, “vendosur si truri në mes të kafkës” në këtë troll të lashtë pellazgjik.

    Lotët i rrodhën si rrëkerat prej borës së shkrirë kur juga e pranverës prek Valamarën e derdhen me vrull drejt Shkumbinit. Dhe këta nuk ishin lot të zakonshëm: ishin lot për Mokrën, të mbushur me mall e dhimbje. Sapo kishte kaluar në rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë, shikimi e mendja i qenë mbërthyer në hapësirën mokrare. Por aty, në vend të gjallërisë, gjeti boshësi e zbrazëti, sepse Mokra sot ka mbetur vetëm tabela fshatrash, pa banorë, pa zëra fëmijësh, pa shkolla. Një cikël i tërë jete duket se ka marrë fund. Dhe kjo gjendje ia kishte tronditur ashtin e shpirtit Mësuesit legjendë Andrea Cane, burrit madhështor në pamje, por zemërbutë e i brishtë në ndjesi.

    Your browser does not support the video tag.

    “Jo vetëm e kam shkelur fshat më fshat, familje më familje, por edhe e kam rëmuar me duar Mokrën” – thotë ai me zërin e dridhur nga mallëngjimi.

    Ishte mëngjes i zymtë, i mbuluar nga re gri, por edhe kjo grisë e qiellit dukej sikur i ngjante ndjeshmërisë së profesorit. Edhe unë, pranë tij, ndjeva se u “infektova” nga kjo dhimbje e braktisjes që rëndon jo vetëm mbi Mokrën, por mbi gjithë Shqipërinë. Dhe në këtë plagë, fajtori është i qartë: shteti, qeveritë e njëpasnjëshme që me politika të gabuara e antikombëtare kanë nxitur shpërnguljen, duke e lënë vendin në mëshirën e zbrazëtisë.

    “Mokra ka mbetur vetëm tabela fshatrash pa banorë” – më ngeli në mendje kjo ofshamë e profesorit, dhimbje e dalë prej thellësisë së shpirtit. Por megjithatë, në sytë e tij vezullonte një dritë shprese: se Mokra nuk do të shpopullohet përgjithmonë, se djemtë dhe vajzat e saj do të rikthehen, se djepet e harruar do të tundën sërish, ashtu si dikur, kur kishte varfëri, por kishte edhe gjallëri, shpresë, vitalitet e ëndrra.

    Mokra nuk do të shkretohet. Mokra do të ringjallet!

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026

    Si u ndryshua transkripti i pronës “me një të rënë lapsit” nga Dallëndyshe Bici, Erjon Bardhi dhe Andi Barjami

    November 5, 2026

    Rritet çmimi i druve në Korçë, pensionistët ngrohen me batanije

    November 5, 2026
    TE FUNDIT

    Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani po ua heqim pensionin: Pyetje e një gazetari drejtuar Marinakis – A do të ndryshojë ligji?

    November 5, 2026

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026

    Si u ndryshua transkripti i pronës “me një të rënë lapsit” nga Dallëndyshe Bici, Erjon Bardhi dhe Andi Barjami

    November 5, 2026
    EKSKLUZIVE

    Qafë Thanë – Arrestohet 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, i kërkuar nga Austria për trafik narkotikësh

    Ledjan Zeqollari zbulon medalionin e rrallë që ruan historinë e luftës në Mokër

    Pas 50 vitesh, maturantët e vitit 1976 të shkollës mekanike në Korçë rikthehen në bankat e kujtimeve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.