Banorët e fshatit Porodinë në Korçë kanë vite që presin investime në infrastrukturë nga bashkia e Korçës, zyrtarë të së cilës, sipas banorëve, kanë premtuar se do të kryhen por deri më sot, asgjë nuk është bërë
Banorët tregojnë se rruga e këtij fshati lë për të dëshiruar, e cila përdoret edhe si rrugë lidhëse me fshatrat e tjerë dhe qytetin e Korçës
Banorët shprehen:
“Unë kështu e mbaj mend këtë rrugë, nuk ve njeri dorë. Hedhin njëherë cakull, lajnë sytë e ikin. As kanalizim ska asgjë. I gjithë fshati kalon, lidh e me Lumalasin, fushën, autostradën”
“Më këtë rrugë kemi vuajtur dembama dem, marrin votat e ikin. Duam rrugën e kaq. Vjen Filo, zë karrigen e kaq. Erdhi traktori, e bëri baltë e iku. Kjo është rruga kryesore, donte ta zgjeronte e bëri më keq. Që kohën e Enver Hoxhës”
“Porodina është sketerë. Në Porodine jane rreth 1700, skemi ku veme, kjo rrugë. Absolutisht”
“kjo rrugë me përjashtim të cakullit në fushatë skemi parë gjë. Behar nuk kalojmë dot. Vijnë në fushatë vetëm. Unë kam votuar socialistët por ne nuk jemi kafshe. Nuk ndehim një rrobe. Le të vijne ata e ta shohin
Gjithë fshati këtu kalon”
Fshati Porodine ka mbi 1000 banorë të cilët të vetmen gjë qe kërkojnë është rruga


