Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

    October 9, 2026

    Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

    October 9, 2026

    Reforma shkriu Maliqin, Romina Kuko: Modernizohet qeverisja, bashkitë më të mëdha sjellin më shumë investime

    October 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Maratona e Notit “Agron Ruvina”, mbi 100 sportistë nga 4 shtete garojnë në Pogradec
    Sport

    Maratona e Notit “Agron Ruvina”, mbi 100 sportistë nga 4 shtete garojnë në Pogradec

    August 16, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Për të gjashtin vit radhazi, Maratona e Notit “Agron Ruvina” ka mbledhur në Pogradec mbi 100 sportistë të të gjitha moshave, nga katër shtete të rajonit.

    Gara u zhvillua në tre disiplina: 200 metra për fëmijë, 200 metra për veteranë dhe 1100 metra për profesionistë.

    Your browser does not support the video tag.

    Në garën e profesionistëve, kampione u shpall Lizi Gusho. Notarja pogradecare, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte ardhur posaçërisht për këtë aktivitet, arriti të shkëputej që në nisje, duke lënë pas konkurrentët e tjerë.

    Një nga momentet më të veçanta të maratonës ishte gara e veteranëve. Ish-sportistë, të cilët e kanë njohur Agron Ruvinën dhe kanë ndjekur nga afër sukseset e tij, garuan në kujtim të rekordmenit pogradecar.

    Pjesë e aktivitetit ishin edhe shtetas të huaj. Alice Taylor, një amerikane që prej disa vitesh jeton në Shqipëri, vlerësoi organizimin e maratonës, duke u shprehur se aktivitete të tilla e bëjnë Pogradecin edhe më të bukur.

    Për vëllain e Agron Ruvinës, fakti që qyteti vijon të nderojë figurën dhe kontributin e rekordmenit të notit është një burim i madh krenarie.

    Përtej garës sportive, Maratona “Agron Ruvina” synon të mbajë gjallë kujtimin e një prej figurave të rëndësishme të notit pogradecar, por edhe të promovojë këtë sport dhe të afrojë gjithnjë e më shumë të rinj me notin.

    Edhe këtë vit, numri i pjesëmarrësve konfirmoi rritjen e interesit për aktivitetin, i cili tashmë është kthyer në një nga eventet sportive tradicionale të verës në Pogradec.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

    October 9, 2026

    Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

    October 9, 2026

    Reforma shkriu Maliqin, Romina Kuko: Modernizohet qeverisja, bashkitë më të mëdha sjellin më shumë investime

    October 9, 2026

    Kur filantropia bëhet pjesë e identitetit

    October 9, 2026
    TE FUNDIT

    Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

    October 9, 2026

    Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

    October 9, 2026

    Reforma shkriu Maliqin, Romina Kuko: Modernizohet qeverisja, bashkitë më të mëdha sjellin më shumë investime

    October 9, 2026

    Kur filantropia bëhet pjesë e identitetit

    October 9, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korça humbi sot një nga emrat më të njohur të trashëgimisë kulturore.

    Daniel Shima dhe enigma e 10 orëve të zhdukjes së tij. Çfarë ndodhi dhe cilat janë pistat?

    Kinemaja në zi, shuhet në moshën 86 vjeçare regjisori Pirro Milkani!

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.