Prej datës 25 Dhjetor e deri më datën 4 Janar, Korça është kryeqyteti i festave në Shqipëri dhe këtë e vërtetojnë shifrat e sektorit të hoteleri turizmit
Mbi 98% e hoteleve në Korçë, Voskopojë, Dardhë, Boboshticë, Vithkuq dhe fshatrat e tjerë turistikë janë të rezervuar ndërsa sipas platformës Booking, janë mbi 6000 shtretër të cilët janë pronetuar për këto data
Nga ana tjetër, trafiku është rënduar në juglindje si pasojë edhe e rikthimit të emigrantëve të cilët jetojnë e punojnë në Greqi
Bashkia e Korçës ka organizuar aktivitete kulturore dhe artistike përgjatë muajit Dhjetor, duke sjellë evenimente cilësore në teatrin “Andon Zako Çajupi” si orkestra simfonike, muzikali “Katedralja”, kori “Acapella”, Kori Lira, dhe në fund duke e finalizuar me spektaklin e fishekzjarrëve në qendër të qytetit
Burime jozyrtare pranë bashkisë Korçë bëjnë me dije se me një përllogaritje mesatare, Korça cdo ditë mirëpret rreth 4000 vizitorë




