Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Leonard Olli – Politikan dhe gazetar që nuk iu nda kurrë të vërtetës
    Vendi

    Leonard Olli – Politikan dhe gazetar që nuk iu nda kurrë të vërtetës

    August 9, 2025Updated:August 9, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në një kohë kur fjala e lirë shpesh zbehet nga interesat politike, Leonard Olli mbetet një figurë që i qëndroi stoik parimit të tij themelor: të thotë të vërtetën, pa frikë dhe pa kompromis. Ai nuk u step as kur kjo do të thoshte të dilte kundër figurave kryesore të partisë së tij. Fillimisht, nuk ngurroi të kritikonte Lulzim Bashën kur mendonte se po dëmtonte Partinë Demokratike. Më pas, me të njëjtën qartësi dhe ndershmëri, nuk hezitoi të shprehej edhe ndaj Sali Berishës.

    Për Leonard Ollin, politika nuk ishte terren për akuza të pamenduara, por përballje me fakte dhe argumente. Edhe gjatë fushatës në qarkun e Korçës, ku ishte kandidat për deputet i PD-së në vitin 2013, ai e trajtoi debatin politik si një arenë të ideve dhe jo si një betejë baltosjeje.

    Your browser does not support the video tag.

    I lindur në Korçë më 25 tetor 1965, Olli ka ndërtuar një karrierë të pasur që bashkon botën e gazetarisë, akademisë dhe politikës. Pas përfundimit të studimeve në Gjuhë Frënge dhe disa viteve si mësues, ai emigroi në Greqi, ku fitoi përvojë në fusha të ndryshme. Me rikthimin në Shqipëri, iu përkushtua gazetarisë – nga TV Kristal e Gazeta Panorama, tek TV Klan e revista Kult – duke u dalluar për profesionalizmin e tij. Gjithshtu ka qenë she pjesë e redaksisë së gazetës “Metropol”.

    Për më shumë se gjashtë vite, ai mbajti poste kyçe në administratën e lartë shtetërore, përfshirë atë të zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes dhe këshilltarit të Ministrit të Brendshëm. Raportimet e tij live nga KQZ mbahen mend për qartësinë dhe paanshmërinë.

    Me një Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare (2009-2012) nga Universiteti i Tiranës dhe kualifikime në fushën e çështjeve zgjedhore e komunikimit publik, Olli ka qenë pedagog në Universitetin “Fan Noli” të Korçës dhe pranë Shkollës së Lartë “Marin Barleti” në Tiranë. Ai flet rrjedhshëm frëngjisht, greqisht, anglisht dhe italisht, duke sjellë një horizont të gjerë kulturor e profesional në çdo rol që merr përsipër.

    Figura e Leonard Ollit mbetet një kujtesë e gjallë se në politikë dhe media ka ende zëra që nuk përkulen, që nuk e shesin të vërtetën dhe që besojnë se respekti për publikun nis me respektin për faktin.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    gazetar Politikan
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korçë-Maliq / Arrestime dhe procedime për vjedhje, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë

    Himara ngre lart emrin edhe në sport – Vajzat kampione në Kampionatin Kombëtar të Shkollave

    Policia e Korçës: Kontrolle, ndalime dhe hetime për disa ngjarje të ditëve të fundit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.