Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ledina Alolli kundër prishjes së bizneseve në Korçë, ja çfarë thotë
    Vendi

    Ledina Alolli kundër prishjes së bizneseve në Korçë, ja çfarë thotë

    July 30, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ledina Alolli, deputete e zgjedhur e PD

    Të nderuar qytetarë dhe qytetare,
    Sot jam këtu para jush për të dënuar me forcën më të madhe veprimet arbitrare të qeverisë Rama, që godasin drejtpërdrejt ekonominë dhe zhvillimin e biznesit korçar. Me urdhër personal të Edi Ramës ka nisur pa paralajmërim, pa dialog dhe pa asnjë analizë të mirëfilltë ekonomike apo urbane fushata e ashtuquajtur e “çlirimit të hapësirave publike”. Në Korçë, dhjetëra biznese të vogla e të mesme, që për vite të tëra kanë operuar në përputhje me ligjin, kanë paguar taksat dhe kanë marrë lejet nga vetë Bashkia, po përballen sot me ultimatumin për të liruar hapësirat brenda disa ditëve, ndryshe fadromat do të shembin bizneset dhe investimet e tyre.

    Ballkan Desina

    Ka qenë pikërisht vetë kryebashkiaku Sotiraq Filo që deri para zgjedhjeve të 11 majit ka miratuar֛ çdo kërkesë për shfrytëzim të hapësirave publike nga bizneset me një kosto prej 10 lekë/m2 në ditë për muajt Janar, Shkurt, Mars, Prill, Tetor, Nëntor dhe Dhjetor dhe me një kosto prej 19 lekësh/më për ditë në muajt Maj, Qershor, Korrik, Gusht dhe Shtator.

    Ndërkohë duke harruar se çfarë ka firmosur dhe se është zgjedhur nga qytetarët, ku detyra e tij është mbrojtja e interesit të tyre, kryebashkiaku Filo ka zgjedhur të kthehet në lodrën e kryeministrit Rama. Më datën 28 korrik kryebashkiaku u ka dërguar bizneseve shkresën ku njoftohen për pezullimin e lejës për shfrytëzimin e hapësirave publike, me arsyen e vetme që është urdhëruar nga Edi Rama.

    Ky vendim duhet patjetër të shoqërohej me një plan të qartë dhe efikas për vijimësinë e punës së bizneseve të prekura. Duhej të gjendej patjetër një zgjidhje alternative që do t’iu lejonte bizneseve të vazhdonin punën e tyre, duke shfrytëzuar hapësirat publike sipas një rregulli të ri. Duhet të ketë një garanci nga autoritetet që të gjitha bizneset do të jenë të barabarta në këtë situatë, edhe pse është një situatë absurde. Ky vendim rrezikon të kthehet në nxitës konfliktesh, nëse “miqtë e pushtetit” do të përjashtohen nga goditja e “fadromave qeveritare”.

    Ne jemi totalisht kundër zaptimit të hapësirave publike në kundërshtim me ligjin dhe kush ka vepruar në këtë mënyrë duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për veprimet e tij, por jemi në mbrojtje të çdo biznesi që duhet të përballet me falimentin për shkak të një ëndrre të keqe që ka zgjuar kryeministrin nga gjumi. Kryebashkiaku Filo duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës që ka, teksa duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për institucionin që drejton, pasi edhe ata biznese që kanë abuzuar me ligjin dhe kanë zaptuar hapësirat publike e kanë bërë në “dritë të diellit” për shkak të paaftësisë apo “verbërisë” së zyrtarëve.

    Lirimi i hapësirave publike është një pikë kyçe në organizimin e qytetit, por duhet të kryhet me një plan dhe objektiv të qartë. Ky akt është një kërcënim madhor për autonominë e pushtetit vendor, por dukshëm kryebashkiakët preferojnë të sillen si të emëruarit e Ramës dhe jo si të zgjedhurit e qytetarëve. Hapësirat publike të qytetit janë kërcënuar prej vitesh dhe Bashkia e Korçës duhet të kujtohet të reagojë për projektin e ri në “Bulevardin Republika” ku një vend historik i qytetit për disa kohë do të zëvendësohet nga një pallat 6 katësh.

    Këshilltarët Bashkiakë duhet ti thërrasin ndërgjegjes dhe nga “robotë kartonësh” të kthehen në mbrojtës të të drejtave të qytetarëve. Standarti i dyfishtë është bërë udhëheqës i vendimeve të tyre, ku vetëm para disa ditësh falën dhjetëra mijëra metra katrorë pronë publike për projektin e rradhës së kullave tek “Stadiumi Skënderbeu”, teksa sot “ngulin thikat në zemër” për karriget e bizneseve në trotuare.

    Diktatura nuk ka “brirë”, janë këto treguesit më të qartë të instalimit të saj. Me kalimin e kohës ky regjim do të egërsohet edhe më shumë. Sot po goditen disa biznese, nesër me një tjetër VKM do të goditen disa biznese të tjera. Diktatura nuk kursen asgjë, prandaj duhet të reagojmë të gjithë përpara se xhelatët e saj “të trokasin në dyert e të gjithëve”!
    Unë si deputete e zgjedhur e Parlamentit të Shqipërisë dhe Partia Demokratike zotohemi se do të jemi pranë çdo qytetari të cenuar padrejtësisht në biznesin e tyre. Do jemi krah qytetarëve deri në fund në këtë betejë, dhe do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesin e tyre. I bëj thirrje të gjithë bizneseve të prekura nga ky akt i papërgjegjshëm, të bëhen bashkë dhe ta kundërshtojnë në çdo formë këtë vendim, teksa i sigurojmë se ne do të jemi gjithmonë në mbështetje të tyre.

    Helzag Instagram
    REJ
    eSIM SIGNAL
    biznese Deputete Korçë
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025

    Triumfi dramatik në derbin ndaj Pogradecit, trajneri Gjoka: Po na ben te vuajme fakti që…

    September 19, 2025
    TE FUNDIT

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025
    EKSKLUZIVE

    Historia e “Bitëllsave” të Pogradecit, vëllezërit Darova që bënë muzikë edhe në internim

    Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre korçarët në Selanik

    Izaet Malo/Nga skena muzikore te skena e shërbimit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.