Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente
    Vendi

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Fshati Rëmenj në Bashkinë e Pogradecit ishte nga zonat e banuara më të prekura nga reshjet e dhjetorit të vitit të kaluar. Për pasojë edhe dëmet e shkaktuara në këtë fshat ishin tepër të mëdha. Krahas dhjetra familjeve të cilat patën depërtim të ujit në banesa, dëme nga prurjet e shumta të përroit të fshatit u shkaktuan edhe në infrastrukturë rrugore. Në pjesën e sipërme të fshatit, të paktën në dy zona, ka pasur rrëshqitje të mureve mbajtës dhe çarje të trupit të rrugës, të cilat edhe sot, mbeten një rrezik i hapur për banorët e kësaj lagjeje dhe automjetet.

    Gjendja është denoncuar edhe nga deputetja e Partisë Demokratike Ledina Alolli e cila teksa ka parë nga afër zonat e dëmtuara, ka bërë thirrje që institucionet vendore dhe qëndrore të marrin masa të menjëhershme për të ndërhyrë në zonë, ajo apeloi që edhe institucioni i drejtësisë të nisë hetimet, mbi atë që Alolli e quajti abuzim i hapur me fondet dhe investimin e dobët të kryer në zonë.

    Your browser does not support the video tag.

    Alolli shoqërohej në këtë denoncim edhe nga kreu i degës së PD Pogradec Oligert Muçllari i cili hodhi akuza ndaj Bashkisë Pogradec mbi investimet e dobëta që ky institucion ka kryer në shumë zona të territorit të saj.

    Deputetja Alolli në përfundim tha se të gjithë banorët e kësaj lagjeje të fshatit Rëmenj rrezikojnë të izolohen nga pjesa tjetër e fshatit pasi shëmbjet janë tepër të rrezikshme.

    Ndërkohë në një reagim të mëhreshëm gjatë ditës nga ana e Bashkisë Pigradec, u deklarua se nga ana e firmës që ka kryer punimet në këtë lagje do të ketë ndërhyrje me punime provizore rehabilituese për të shmangur rreziqet, ndërsa shtoi se pranë Ministrisë së Bujqësisë janë dërguar dy projekte për rehabilitimin e argjinaturave të lumenjve Rëmenj dhe Vërdovë, ku krahas shtratit të lumenjve, në projektet që pritet të financohen nga kjo ministri, janë parashikuar edhe punimet për të ndërhyrë në rindërtimin e mureve mbajtës të cilët janë shembur si pasojë e prurjeve lumore. Me këto investime që pritet të kryhen, institucioni lokal garanton se do të zgjidhet një problem i kahershëm me rrezikun që shfaqin dy lumenjtë sa herë në raste reshjesh intensive.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026

    Korçë / Operacione policore – arrestime dhe procedime penale

    March 24, 2026
    TE FUNDIT

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Lediona Xheladinaj tregon betejën e saj pas aksidentit: Sot jam këtu falë duarve që s’më lanë kurrë vetëm

    Lirimi i hapësirave publike, në Korçë po ndërhyhet në lagjen 6

    Fidel Kreka, Ledina Alolli dhe Bledjon Nallbati firmosin Endri Shabanin per avokat populli

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.