Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?

    February 24, 2026

    Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

    February 24, 2026

    Kundërshtim ndaj Policisë Bashkiake, vjedhje dhe konflikte – disa procedime penale në qarkun Korçë

    February 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Kundërshtim ndaj Policisë Bashkiake, vjedhje dhe konflikte – disa procedime penale në qarkun Korçë
    Vendi

    Kundërshtim ndaj Policisë Bashkiake, vjedhje dhe konflikte – disa procedime penale në qarkun Korçë

    February 24, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar disa materiale procedurale në Prokurori për vepra të ndryshme penale në territorin e qarkut.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë nisën procedim penal ndaj shtetasit S. Z., 66 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9 ka kundërshtuar punonjësen e Policisë Bashkiake dhe i ka dëmtuar bllokun e gjobave, në momentin që ajo po i vendoste masë administrative për parkim të gabuar. Ai gjithashtu ka kundërshtuar me forcë edhe drejtorin e Policisë Bashkiake, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën.

    Your browser does not support the video tag.

    Në Maliq, specialistët referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. A., 49 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se më 21 shkurt 2026 ka vjedhur një televizor në banesën e një shtetasi po në Libonik. Po punohet për kapjen e tij.

    Po në Maliq, nisi procedimi penal për shtetasin Y. Zh., 37 vjeç, i dyshuar për dëmtimin e derës së qendrës shëndetësore, si dhe për shtetasin A. Sh., 31 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një shtetas tjetër për motive të dobëta.

    Në Pogradec, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin Xh. S., 48 vjeç, i dyshuar për vetëgjyqësi, pasi ka penguar vëllanë e tij të rrethojë një sipërfaqe trualli, për të cilën të dy kanë pretendime pronësie.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

    Ndërkohë, më 23 shkurt 2026, një 65-vjeçar ka kallëzuar se në banesën e tij në lagjen nr. 4, Korçë, i mungonte një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?

    February 24, 2026

    Bllokimi i rrugës/ Nisin anulimet e rezervimeve në Korçë, rriten çmimet e fruta-perimeve dhe ushqimeve

    February 24, 2026

    Kur do hapet aksi Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH: Nuk e dimë!

    February 24, 2026

    U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Niko Peleshin: S’ka elementë të shpërdorimit të detyrës

    February 23, 2026
    TE FUNDIT

    Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?

    February 24, 2026

    Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

    February 24, 2026

    Kundërshtim ndaj Policisë Bashkiake, vjedhje dhe konflikte – disa procedime penale në qarkun Korçë

    February 24, 2026

    Bllokimi i rrugës/ Nisin anulimet e rezervimeve në Korçë, rriten çmimet e fruta-perimeve dhe ushqimeve

    February 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    ZYRTARE / Stela Agolli i bashkohet Pogradecit – Përforcim i rëndësishëm në pozicionin 4 për sezonin 2025-2026

    Çelet sezoni turistik në Ersekë/ Aurela Gaçe ndez skenën

    Mokra n’Fest, mbi 4000 njerëz në Golik

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.