Kryetarët e bashkive Pusteci, Resnja dhe Prespa greke që lagen nga ujërat e liqenit të Prespës janë takuar ditën e sotme në Goricë, ku qëllimi kryesor ka qënë turizmi rajonal
Pali Kolfeski, Kryetari i bashkisë Pustec tha se takime të tilla i shërbejnë turizmit dhe rritin ditët e qëndrimit në këto 3 bashki
“Turizmi është thelbi i këtij bashkëpunimi, mendoj që një paketë me e madhe e gjithë këtij pellgu ujor është me e vlefshme dhe tërheqëse për çdo turist. Ne duam ta zgjerojmë këtë bashkëpunim, qoftë e me hapjen e liqenit ku turistët që janë në Greqi të vijnë këtu, ne si bashki e kemi bërë punën tonë, se shpejti bëjmë kërkesën në palën tone qe bashkëpunim të kthehet në atraksion për të gjithë ”
Në të njëjtën linjë kanë qënë kryetarët e bashkive fqinje të Resnjes dhe Prespës greke, të cilët kanë shkuar më tej kur thane se këto bashki po hyjnë drejt BE para Maqedonisë dhe Shqipërisë, pasi do të kërkohet lëvizja e lirë për turistët në ujërat e këtij liqeni
Jovan Tovievski
“Ky eshte moment i rëndësishëm pasi për herë të parë takohemi si tre kryetare të tre bashkive për të bërë një histori suksesi turistike, ta rritim nivelin e rajonit dhe të rritim ditët që qëndrojnë turistët. Duam të heqim kufirin në liqen, duam të futemi në BE para vendeve tona sepse ky është qëllimi, lëvizja e lirë e turistëve ”
Giorgos Stergiou
” kemi nisur proceduarat për bashkëpunim sepse kemi të njëjtin vizion për turizmin, është rrugë e gjatë por kemi bërë hapa të rëndësishëm, duam ta bëjmë Prespën një destinacion të vetëm, të jetë turizem unik dhe I përbashkët”
Në bashkinë e Pustecit vitet e fundit ka patur një rritje të numrit të turistëve vendas e të huaj, të cilët kanë zgjatur ditët e tyre të qëndrimit. Nga ana tjetër operatorët turistikë të kësaj bashkie kanë shtuar kapacitetet akomoduese si dhe baret e restorantet pothuajse në gjithë fshatrat e Parkut Kombëtar të Prespës




