Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korçë | Zbardhen 5 vjedhje banesash, arrestohet autori i dyshuar
    Vendi

    Korçë | Zbardhen 5 vjedhje banesash, arrestohet autori i dyshuar

    January 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Policia e Korçës vijon goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Si rezultat i një pune intensive hetimore, janë zbardhur dhe dokumentuar 5 raste të vjedhjes së banesave në qytetin e Korçës, ndërsa është arrestuar autori i dyshuar i tyre.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

    Your browser does not support the video tag.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari është autor i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj. M., rezident në Greqi, ngjarje e ndodhur më 10 janar 2026, në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës, ku janë marrë sende të ndryshme me vlerë.

    Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i arrestuari dyshohet të ketë kryer edhe 4 vjedhje të tjera banesash në qytet, të ndodhura në datat 28 shtator 2024, 20 mars 2025, 1 janar 2026 dhe 6 janar 2026, ku ka vjedhur bizhuteri, para, orendi shtëpiake dhe sende të tjera me vlerë.

    Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve, si dhe për zbardhjen e rasteve të tjera ku mund të jetë i përfshirë autori, si edhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pse ish-kryebashkiaku i Korçës Robert Kotmilo, ishte një nga njerëzit më të pasur të Shqipëris

    Dëfrim Methasani/Tradita e Vjetër e Pushimeve Familjare në Pogradec

    Erald Kapri; “Duhet liruar Kevin Muçllari”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.