Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korçë | Arrestime, procedime penale dhe persona në kërkim për konflikte, vjedhje e drogë
    Vendi

    Korçë | Arrestime, procedime penale dhe persona në kërkim për konflikte, vjedhje e drogë

    January 23, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton se, në vijim të ngjarjeve të ditëve të fundit, janë kryer arrestime, procedime penale dhe sekuestrime provash materiale në disa qytete të qarkut.

    Në lidhje me konfliktin fizik të ndodhur më 19.01.2026 në lagjen nr. 3, Pogradec, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kapën shtetasin K. N., 37 vjeç, i shpallur më parë në kërkim. Pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që ai të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Th., 40 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap duke vjedhur vegla pune në banesën e një shtetasi në lagjen nr. 2. Sendet e vjedhura u sekuestruan si prova materiale.

    Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasen E. C., 41 vjeçe, banuese në Korçë, e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi dhe nuk ia ka kthyer.

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve nisën procedim penal për shtetasin E. B., 25 vjeç, si dhe shpallën në kërkim R. B., 24 vjeç, të dy banues në Maliq. Gjatë kontrollit në lokalin që kishin në përdorim, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një fenelinë si ato të Policisë. Nga verifikimet rezultoi se subjekti nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.

    Në fushën e qarkullimit rrugor, nisi procedim penal për:

    • R. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, i cili aksidentoi një këmbësor 69-vjeçar, jashtë rrezikut për jetën;
    • një 17-vjeçar nga Korça, që drejtonte automjetin pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për ndalim.

    Gjithashtu, Komisariati i Policisë Maliq nisi procedim penal për S. H., 24 vjeç, i cili dyshohet se ka prishur qetësinë publike duke xhiruar gomat e automjetit dhe nuk iu bind Policisë.

    Në Ersekë, u proceduan penalisht R. M., 40 vjeç dhe E. Sh., 40 vjeç, pas një konflikti fizik mes tyre. Gjatë kontrollit, njërit prej tyre iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë).

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    TE FUNDIT

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Të moshuarit marrin thikat në Korçë dhe plagosen – reagon policia

    E bujshme: Drejtuesit e Pogradecit shkarkojnë drejtorin e klubit, Ylli Çekiçi

    E rëndë në Korçë – 40 vjeçari hidhet nga kati i 5

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.