Një sërë ngjarjesh janë regjistruar në qarkun e Korçës gjatë orëve të fundit, ku policia ka ndërhyrë me arrestime në flagrancë dhe procedime penale për disa shtetas.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan një 56-vjeçar nga Maliqi, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në aksin “Korçë–Maliq”.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë:
- Arrestuan një 16-vjeçar, pasi dyshohet se goditi me mjet të fortë një 21-vjeçar, i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
- Arrestuan një 17-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata për veprën penale “vjedhja”.
- Nisën procedim penal ndaj një 67-vjeçari nga fshati Floq, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë një 53-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
- Proceduan penalisht një 37-vjeçar nga Vashtmia, pasi në gjendje të dehur ka prishur qetësinë publike pranë pavionit të Pediatrisë në spitalin e Korçës.
Të gjitha materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Konflikt me të plagosur në qytet
Në një tjetër ngjarje, mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 10 në Korçë, është regjistruar një konflikt fizik mes disa personave. Si pasojë, tre shtetas kanë mbetur të dëmtuar, njëri prej tyre me mjet prerës (gërshërë). Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar një person në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


