Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Ç., 42 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Nga ana tjetër, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit Sh. Ç., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. B., 55 vjeç dhe D. A., 52 vjeç, banues në Korçë, të cilët në lagjen nr. 4, në gjendje të dehur, kanë debatuar me njëri-tjetrin duke prishur qetësinë publike.
Ndërkohë, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi G. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat saldimi në punishten e shtetasit I. Gj. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.




