Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin H. C., 33 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Ndërkohë, më 10 janar 2026, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi D. R., 62 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka kallëzuar se nga banesa është larguar kunata e tij, shtetasja E. R., 49 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për gjetjen dhe kthimin e saj në familje, si dhe për verifikimin e rrethanave të largimit.
Materialet procedurale në të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme ligjore.




