Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korça humb 312 biznese në një vit – Devis Osman: Situata alarmante, kërkohet ndërhyrje urgjente
    Vendi

    Korça humb 312 biznese në një vit – Devis Osman: Situata alarmante, kërkohet ndërhyrje urgjente

    June 27, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Korça ka humbur 312 biznese vetëm gjatë vitit të fundit. Këto shifra shqetësuese janë bërë publike nga këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, Devis Osman, i cili rendit një sërë arsyesh që sipas tij kanë çuar në këtë situatë alarmante për ekonominë lokale.

    Sipas Osmanit, emigrimi masiv ka sjellë një rënie të ndjeshme të popullsisë dhe fuqisë blerëse, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e konsumit dhe të ardhurave të bizneseve. Ai përmend gjithashtu konkurrencën e pandershme dhe klientelizmin si faktorë që po mbyllin biznese të ndershme në mungesë të përkrahjes.

    Your browser does not support the video tag.

    “Korça është i vetmi qytet në juglindje që për të shkuar në Tiranë të duhen 3-4 orë, kostot e mirëmbajtjes janë të larta, dhe infrastruktura në zonat industriale është thuajse inekzistente”, shprehet Osman.

    Ndër të tjera, ai thekson mungesën e energjisë dhe efektivitetit në menaxhimin e qytetit nga ana e Bashkisë, duke kritikuar fokusin e tepruar te organizimi i festave që, sipas tij, nuk kanë efekt pozitiv në zhvillimin ekonomik.

    Këshilltari i PD propozon disa zgjidhje konkrete si: heqja e tarifave për bizneset e reja për 1-2 vitet e para, programe trajnimi, mbështetje për bizneset familjare dhe krijimi i platformave të bashkëpunimit mes komunitetit dhe sipërmarrësve. Sipas tij, është jetike të ndalet braktisja e qytetit nga të rinjtë dhe të krijohen kushte që i nxisin të qëndrojnë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    biznese Korçë
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Përgjimet/ “Bankers” pagoi Top Channel dhe Klan për të mos raportuar protestën e punëtorëve

    Prespa sfidon kufijtë: Si bashkëpunimi trepalësh po shpëton një nga ekosistemet më të vjetra të Evropës

    IEVP Korçë pajiset me autoambulancë të re – Rritet cilësia e shërbimit shëndetësor në institucion

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.