Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pista e motocross në Polenë të Korçës tërheq të rinjtë dhe synon të kthehet në destinacion sportiv

    April 6, 2026

    Konflikte familjare dhe dhunë në Pogradec e Maliq, procedohen disa shtetas – gjendet edhe 17-vjeçari i larguar

    April 6, 2026

    Në një ceremoni të thjeshtë, pa shumë pompozitet – ashtu siç kishte dëshiruar familja – është përcjellë për në banesën e fundit aktori i mirënjohur pogradecar i kinematografisë shqiptare, Ilir Shkurti.

    April 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Konflikte familjare dhe dhunë në Pogradec e Maliq, procedohen disa shtetas – gjendet edhe 17-vjeçari i larguar
    Vendi

    Konflikte familjare dhe dhunë në Pogradec e Maliq, procedohen disa shtetas – gjendet edhe 17-vjeçari i larguar

    April 6, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në komisariatet e Pogradec dhe Maliq kanë ndërmarrë disa veprime procedurale për raste të ndryshme dhune dhe konflikteve familjare.

    Në Komisariatin e Policisë Pogradec, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. H., 39 vjeç dhe S. H., 45 vjeç, banues në fshatin Petrushë, të cilët janë vëllezër, pasi dyshohet se për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, duke pësuar dëmtime të lehta.

    Your browser does not support the video tag.

    Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. L., 41 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për ushtrim dhune psikologjike ndaj djalit të tij të mitur. Një tjetër procedim penal nisi edhe për shtetasin Gj. Ç., 50 vjeç, i cili dyshohet se në fshatin Podgozhan ka pushtuar me vetëgjyqësi një sipërfaqe toke në pronësi të një 41-vjeçareje.

    Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Maliq, u referuan materialet për shtetasit Sh. G., 62 vjeç dhe Xh. G., 66 vjeç, banues në fshatin Pojan, të cilët janë vëllezër dhe dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njëri-tjetrit, për shkak të një konflikti lidhur me punime ndërtimi pa leje.

    Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin S. G., 20 vjeç, banues në fshatin Drithas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshes së tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

    Materialet procedurale i kaluan Prokuroria e Korçës për veprime të mëtejshme.

    Në një njoftim shtesë, policia bëri me dije se 17-vjeçari nga Korçë, i raportuar i larguar nga banesa më 26.02.2026, është gjetur dhe është kthyer pranë familjes. Ai ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pista e motocross në Polenë të Korçës tërheq të rinjtë dhe synon të kthehet në destinacion sportiv

    April 6, 2026

    Në një ceremoni të thjeshtë, pa shumë pompozitet – ashtu siç kishte dëshiruar familja – është përcjellë për në banesën e fundit aktori i mirënjohur pogradecar i kinematografisë shqiptare, Ilir Shkurti.

    April 6, 2026

    Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë dhe anasjelltas, qytetarët duhet të paguajnë 200 lekë më shumë

    April 6, 2026

    50 mijë fermerë mbeten pa mbështetjen me naftë në kulmin e krizës

    April 6, 2026
    TE FUNDIT

    Pista e motocross në Polenë të Korçës tërheq të rinjtë dhe synon të kthehet në destinacion sportiv

    April 6, 2026

    Konflikte familjare dhe dhunë në Pogradec e Maliq, procedohen disa shtetas – gjendet edhe 17-vjeçari i larguar

    April 6, 2026

    Në një ceremoni të thjeshtë, pa shumë pompozitet – ashtu siç kishte dëshiruar familja – është përcjellë për në banesën e fundit aktori i mirënjohur pogradecar i kinematografisë shqiptare, Ilir Shkurti.

    April 6, 2026

    Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë dhe anasjelltas, qytetarët duhet të paguajnë 200 lekë më shumë

    April 6, 2026
    EKSKLUZIVE

    Liqeni Akullnajor i Gramozit, thesar i “fshehur” për turistët

    Vatër zjarri është shfaqur mbi fshatin Leminot të Bashkisë së Maliqit

    Emri / Arrestim në Korçë – tjetër tentativë vetëvrasje në qytet, policia jep detajet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.