Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Koço Tito, themeluesi dhe drejtori i parë i gjimnazit të Ersekës
    Vendi

    Koço Tito, themeluesi dhe drejtori i parë i gjimnazit të Ersekës

    August 25, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    KOCO TITO (SOTIRI),(1915-1996), themeluesi dhe drejtori i pare i gjimnazit “Petro Nini Luarasi” te Ersekes. Nje vlere arsimi, qe ushqen cdo kohe.

    Isha nxenes, ne fillim te viteve 70-te, ne shkollen 8-vjecare te Shen-Mertirit, e quajtur Shkolla “Rrapo Serani”, Clirim, ne ate kohe. Jo pa kurreshtje dhe kuriozitet, kapja pjese nga bisedat e mesuesve te mi te paharruar, ku midis te tjerave nje emer i vecante, Koco Tito(Sotiri), me la nje vlage te vecante ne kujtesen time. Thelbi i bisedave te mesuesve te mi ishte shprehja e perseritur per nje drejtor me kopetence profesionale, aftesi drejtuese dhe integritet te plote.

    Ballkan Desina

    Ne fillim te viteve 90-te, jeta me solli me pune ne Erseke dhe kujtesa u rikthye, ne ate emer respekti qe pata degjuar, jo pa kurreshtje, 20 vite me pare. Mes nje vorbulle ndryshimesh, kaosit, rremujes, perplasjeve, ideve dhe sterideve, reformave etj. me shume sens, neper mjedise, na dilte perpara imazhi i drejtor Kocos qe kishte lene emer suksesi, imazhi i disiplines, egzigjences, nje autoritet i krijuar me pune dhe integritet te plote. Une dhe moshataret e mi te “Vjeshtes se jetes” jemi ne nje kohe refleksioni se cfare beme mire ne punen tone dhe cfare nuk beme mire, dobesite ne punen tone dhe pengje, natyrisht, qe nuk perjashtohen nga meditimi dhe ndergjegjia jone, duke shkuar, pas ne vite. Ketu ne Kanadane e larget, jam peng i nje mungese lidhur me emrin dhe perkushtimin e Koco Titos, ne fushen e arsimit. Ai duhej te ishte vleresuar me tituj nderi ne vazhdim, pas atij “Mesues i Merituar” qe misheronte me shume respekt. Te pakten, nje pllake perkujtimore respekti, prane godines se gjimnazit, sic ndodh ne tere boten e emancipuar, Kocoja e meritone , ne syte e brezave qe kane kaluar nga dyert e atij gjimnazi.

    I lindur me 15 Gusht 1915 ne fshatin Lenges te Kolonjes, emri dhe statura qe krioji ne panoramen e arsimit kolonjar, nuk ishte nje rastesi. Fshati i vogel, Lenges, 40 minuta larg nga qyteti i Ersekes, nuk shquhet vetem per mikroklimen admiruese qe Zoti dhe natyra i ka dhuruar. Fale koeficientit te larte te inteligjences, ky fshat i vogel ne popullsi, mund te jete rekord ne Kolonje per prodhimtarine intelektuale, me dhjetra kuadro te larte, ne te gjitha fushat e jetes; doktore, mesues, inxhinjere, agronome, ekonomiste etj. Ndersa ylli qe ndrin dhe do te vazhdoje te ndrije, shembulli i vazhdimit te tradites rilindase, qe ky fshat i dhuroi Kolonjes dhe me gjere, eshte poeti lirik Dhori Qiriazi.

    Kocoja, ende femije, pas perfundimit te shkolles plotore(5-vjecare) te Ersekes do te shkonte ne Elbasan per te vazhduar normalen e njohur. Nuk ishte vetem fati, por dhe merita e tij qe do ti hapeshin dyert e kesaj shkolle. Sot, te kesh nje autograf nga dishepujt e arsimit shqiptar prof. Aleksander Xhuvani dhe Eqerem Cabej, eshte nje stoli, jo te merje leksione prej tyre. Kete shans ne jete nuk e humbi Kocoja. Ish Normalja e Elbasanit, sot, perqesh universitete per mesuesi, per nga niveli dhe kultura qe percillte tek studentet.

    Marrezite tona nuk kane fund, ajo shkolle ne nivel universiteti qe edukonte mesues te kalibrit, sot eshte mbyllur, per fatkeqesine e degradimit te arsimit tone.

    Ne ate shkolle ideale, Kocoja do te shkelqente ne gjuhen frenge, gjithashtu, duke patur profesorin perfekt te frengjishtes, Fejzi Dika, kolonjarin nga fshati Gostivisht, ardhur nga auditoret e Frances.

    Kariera e Kocos si arsimtar dhe drejtues shkollash dhe arsimit eshte sa krenare, aq dhe plot sfida dhe privacione. E filluar ne fshatin Lubonje ne vitin 1938, do te vazhdonte me tej, ne fshatin Gostivisht.

    Pas vitit 45, Kocoja nuk do te pertonte te shkelte me kembe fshatrat e largeta te zones se Vakefeve, si Grabocken, Tresken, Trebicken,
    Panaritin etj. si inspektor i arsimit ne qarkun e Korces. Fshatra, keto, me plot tradite dhe histori emrash te njojur ne fushen e dijes.

    Vitet 47-52 jane vite plot veshtiresi, pengesa dhe probleme te kohes, ku Kocoja do te perballonte me sukses dhe vendosmeri gjithcka qe koha i solli, ne pozicione drejtuese te arsimit ne rreth, neper shkolla dhe si inspektor. Ai do te kete krah mesues te perkushtuar te kohes qe kane lene emrin e nderit ne altarin e arsimit kolonjar: Tasi Konomi nga fshati Bezhan, Kristo Dhono dhe

    Spiro Rupi nga fshati Lenges, Asim Dika nga fshati Gostivisht, Pandeli Maneci nga fshati Postenan, Kicon Prifti nga fshati Rehove, Gjini Rrapo nga fshati Luaras, Ilo Kristo nga fshati Blush, Llambi Ristani nga fshati Skorovot, Llambi Qiriaqi nga fshati Rehove etj. Shumica me lice, normale apo kurse per mesuesi.

    Me mbeshtetjen e Kahreman Yllit dhe Petro Dodes dhe vendosmerine e tij, Kocoja themelon ne vitin 1958 gjimanzin “Petri Nini Luarasi” te Ersekes. Eshte drejtori i pare i ketij gjimnazi. Ne krah do te kete si nendrejtor fshatarin dhe ish nxenesin e tij, poetin Dhori Qiriazi. Maturantet e pare ne vitin 1962 qe kane firmen dhe bekimin e Kocos, nuk jane emra te zakonshem. Niko Bendo do te jete doktori dhe kirurgu me emer ne Kolonje, miku i shumices se familjeve kolonjare. Caci Simeoni do te jete matematicieni dhe ikona e gjimnazit te Ersekes. Ilo Mele dhe Mihal Prifti, te dy profesore te nderuar te Fakultetit te Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes. Violeta Rrushi etj. emra qe paten shkollim dhe sukses ne jeten e tyre.

    Ne vitet e tij, si edukator shembellor, pati nxenes te njohur, emrat: Dhori Qiriazi, Naum Prifti, Dhimiter lula, Spiro Filo, Ylli Caco, Llazar Marku etj.

    Kocoja ne krah te vet do te kete tere jeten, Vasilika Tito Sterjoniko, jo vetm nje bashkeshorte te denje, por dhe nje bashkeudhetare ne misionin e tij fisnik. Vasilika ishte lindur ne fshatin Bezhan, me 5 Maj 1922, mjaft i njohur dhe i degjuar ne Kolonje. Nuk ishte rastesi qe Vasilika vinte nga fshati, ku rilindasi i shquar Petro Nili Luarasi, celi nje nga shkollat e para shqipe ne Kolonje dhe tere vendin, ne vitin 1882. Nuk jam i sigurt per nje shprehje qe ka ngelur, para ose pasi shkoi i ndrituri Petro mesues ne Bezhan. ”Ndersa agimi troket dhe Bezhani sheh tere kenaqesi, kur drita e diellit takon perhere te pare Luarasin, ne tere Kolonjen, eshte radha e Luarasit qe te shikoje shkelqimin e fundit te rrezeve te diellit, pertej ne Bezhan, ne faqen e Gramozit, para se muzgu te zbrese ne tere Kolonjen, ne nje dite te zakonshme.”

    Nuk eshte rastesi qe Vasilika vinte nga nje fshat qe pas viti 1945-se, te gjithe femijet e fshatit Bezhan, qe mbaronin arsimin fillor, vajza dhe djem, vini ne konvikt ne Erseke per te vazhduar shkolles 7-vjecare, nje tradite e mire, e edukuar ne shekuj, shembull i nje fshati qe dijen e kishte perparesi, me cdo menyre dhe cdo kosto. Per te mos harruar djalin e vogel nga fshati Butke me emrin Shefki Mydini, qe me privacion dhe sakrifice ekstreme bente cdo dite 5 ore rruge ne kembe per te vazhduar shkollen ne Erseke, nje mesues i apasioniuar me vone, fatkeqesisht, i perndjekur politikisht.
    Ishte tere kjo tradite e fshatit Bezhan qe jashte cdo perceptimi patriakal te kohes, vajza e ketij fshati me emtin Vasilika do te shkonte ne Institutin “Nena Mbretereshe”, ne vitet e mbreterise, duke qene e vetmja vajze kolonjare qe do te vazhdonte ate institut. Per te mos harruar shoqen e saj nga Leskoviku, Donika Gazepi, vajza e Osman Gazepit.

    Firma ne diplomen e saj nga akademiku me emer, per tej kufijeve kombetare, Ernest Koliqi, eshte nje tjeter testament ne formimin dhe kualitetin profesional te Vasilikes.

    Vasilika do te punonte me nje pasion te ralle, ne fillim ne fshatin Selenice e Pishes, Borove dhe do ta mbyllte karrieren e saj, tere sukses dhe mirenjohje ne shkollen tetevjecare” Papa Kristo Negovani”, Erseke. Eshte nderuar me titullin: “Naim Frasheri i Arte” dhe me shume tituj dhe medalje pune, vleresim dhe mirenjohje per tere kontributin e saj.

    Cifti Koco dhe Vasilika sollen ne jete dy djem, Gjergjin dhe Yllin, te mire edukuar dhe mire arsimuar, shembull ne pune dhe ne shoqeri kudo qe punuan dhe jetojne,

    E percolla me pake fjale emrin Koco Tito Sotiri, jo vetem per trashegimine qe la pas ne traditen e arsimit ne Kolonje, por per te qene nje shembull i gjalle i disiplines ne pune, rigorozitetit, ndershmerise dhe aftesise profesionale. Nje pasqyre ku mund dhe duhet te shohin veten me mire, mesuesit dhe drejtuesit e sotem.

     

    Helzag Instagram
    REJ
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025

    Triumfi dramatik në derbin ndaj Pogradecit, trajneri Gjoka: Po na ben te vuajme fakti që…

    September 19, 2025
    TE FUNDIT

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025
    EKSKLUZIVE

    Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy automjete, plagoset një person

    Emri – Arrestohet “superhajduti” në Korçë, vidhte supermarketet

    Goditje për Skënderbeun, Santiel Kamenica zbarkon në Tiranë!

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.