Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Keni dëgjuar për këto destinacione në Kolonjë? Do t’ju lenë pa frymë!
    Vendi

    Keni dëgjuar për këto destinacione në Kolonjë? Do t’ju lenë pa frymë!

    June 30, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Mirë se vini në Kolonjë, një perlë e natyrës mbështjellë nga hijeshia malore, qetësia alpine dhe kultura e rrënjosur thellë në tabanin e kësaj krahine vendosur në këmbë të Gramozit.

    E fshehur mes majave të larta dhe luginave mbresëlënëse, zemra e juglindjes ofron më shumë se thjesht një arratisje nga përditshmëria: Ofron frymëmarrje!

    Your browser does not support the video tag.

    Keni dëgjuar për këto destinacione në Kolonjë? Do

    Nëse po planifikoni një udhëtim të paharruar drejt natyrës së paprekur dhe mikpritjes së vërtetë, atëherë bëni gati çantën e aventurës për të shkuar 1,050 metra mbi nivelin e detit.

    Për të mbërritur në destinacionet e preferuara, ftesa e arratisjes ju detyron të rrugëtoni mes Ersekës që është qyteti simbol i krahinës, livadheve alpine, pyjeve të dendur, vargmaleve të njëpasnjëshme dhe kurorës së pemëve që ofrojnë një freski që ndjehet në çdo frymëmarrje.

    Keni dëgjuar për këto destinacione në Kolonjë? Do

    Nëse nuk keni parë Pllajën e Kolonjës nuk keni parë asgjë.

    Ky qilim i gjelbër përreth qytetit, krijon një kontrast mahnitës me majat e thepisura që e rrethojnë, duke e bërë Ersekën një peizazh të gjallë dhe autentik.

    E gjithë kjo, e bën këtë zonë parajsë të ecjes në shtigjet e pashkelura, të kampingjeve verore, të ngjitjeve malore dhe eksplorimeve natyrore, veçanërisht në Parkun Natyror të Gërmenj-Shelegurit, një ndër ekosistemet më të ruajtura në Shqipëri.

    Gjatë muajve të verës, Kolonja bëhet një strehë ideale për ata që kërkojnë freski, natyrë të virgjër dhe shije të pastra lokale, që nga mjalti e çajrat e egër, deri te bulmeti bio dhe gatimet tradicionale që ruhen me përkushtim brez pas brezi.

    Me rrugicat e pastra, shtëpitë karakteristike prej guri dhe një ndjesi të thellë komuniteti, Erseka të fton të ndalosh për pak… të ngadalësosh ritmin… dhe të ndjesh paqen që vetëm kjo zone mund ta ofrojë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Erseke turizëm
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    TE FUNDIT

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Vetëm 7-ditëshe po lufton me jetën, gjyshi i Dajmës në studion e ‘Për Shqiptarët’: Nuk jam ndjerë kurrë kaq i hidhëruar, varrit do ja tregoj

    Krenar Myrteza; “U tregoj si u vodhën lek nga projekti “inovativ” në Korçë

    Mesazhi i Krishtlindjes 2025 nga Mitropoliti i Korçës, Anastasi: “E vërteta e personit njerëzor”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.