Skënderbeu ka bërë hapin e madh drejt ngjitjes në Superiore, duke mposhtur Besën minimalisht 0-1 në transfertë.
Ky sukses i ka lejuar korçarët të thellojnë diferencën në +3 pikë ndaj ndjekësve të Laçit. Kurbinasit dështuan të mbanin ritmin, pasi u ndalën në një barazim 1-1 nga Iliria në një duel mjaft të luftuar.
Ky hap i gabuar i Laçit ka ndezur luftën për vendin e dytë, me Pogradecin që tashmë gjendet vetëm tre pikë larg pas fitores bindëse 3-0 ndaj Burrelit
Ndërkohë, në zonën e mbijetesës, Kukësi ka arritur një fitore jetike 0-2 në fushën e Kastriotit, duke u ngjitur në vendin e 10-të me 24 pikë.
Një situatë kritike mbetet për Luftëtarin, i cili pas humbjes 1-0 ndaj Korabit, rrezikon seriozisht rënien nga kategoria bashkë me Lushnjën.


