Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan

    August 18, 2026

    Skënderbeu prezanton uniformat e reja, gati për rikthimin në Superiore

    August 18, 2026

    Turistët italianë zbulojnë Korçën, qyteti që po fiton terren në hartën turistike të Europës

    August 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ka kampe verore, dhe ka përvoja që fëmijët i mbajnë mend gjithë jetën. Klea Huta Summer Camp këtë verë synon të jetë e dyta.
    Vendi

    Ka kampe verore, dhe ka përvoja që fëmijët i mbajnë mend gjithë jetën. Klea Huta Summer Camp këtë verë synon të jetë e dyta.

    July 13, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Tri ditë kanë kaluar që kur mbi 100 fëmijë mbërritën në Voskopojë, dhe ajo që po ndodh këtu nuk është thjesht një program aktivitetesh. Është një përvojë e ndërtuar me kujdes, ku çdo hollësi, nga zgjedhja e vendit, përgatitjet për transformimin e ambientit, te organizimi i ditës, te njerëzit që kujdesen për fëmijët, është menduar për t’u dhënë atyre më të mirën.

    Your browser does not support the video tag.

    Fillojmë nga vendi. Voskopoja nuk është një zgjedhje e rastësishme. Ky destinacion me histori e natyrë të rrallë ofron ajrin, qetësinë dhe hapësirën që një organizim i tillë kërkon. Hotel Akademia në Voskopojë është mbyllur tërësisht për Klea Huta Summer Camp, për kampistët dhe i survejuar gjatë gjithë kohës, për një siguri të shtuar për fëmijët. Larg zhurmës dhe ekraneve, fëmijët zgjohen çdo mëngjes në një mjedis që i fton të jenë aktivë, kuriozë dhe të pranishëm.

    Risia e këtij viti është ndarja në fise, një koncept që e ngre përvojën në një nivel tjetër. Gjashtë fise, secili me emrin e një kafshe: Ujqërit, Shqiponjat, Panthera, Tigri, Luani dhe Ariu. Secili fis ka identitetin, ngjyrat dhe frymën e vet. Nuk është thjesht një mënyrë për t’i ndarë fëmijët në grupe, por një sistem i tërë që kultivon përkatësinë, lidershipin dhe punën në ekip. Fëmijët nuk marrin pjesë thjesht në aktivitete, ata i përjetojnë ato si pjesë e diçkaje më të madhe dhe bëhen pjesë e një sistemi pikëzimi.

    Aktivitetet janë menduar me të njëjtin standard. Disa prej tyre po zhvillohen për herë të parë këtë vit, të projektuara që të kombinojnë argëtimin me zhvillimin e vërtetë. Çdo sfidë ka një qëllim: të nxisë guximin, të forcojë besimin, të mësojë bashkëpunimin.

    Por ajo që e dallon vërtet një përvojë të mirë janë njerëzit. Pas çdo dite qëndron një ekip i përkushtuar që siguron se çdo fëmijë ndihet i sigurt, i parë dhe i mbështetur. Ky nivel kujdesi është ai që u jep prehje prindërve dhe siguri fëmijëve.

    Tri ditë kanë treguar tashmë se Klea Huta Summer Camp nuk është thjesht një verë e kaluar mirë. Është një investim në kujtimet, miqësitë dhe rritjen e fëmijëve.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan

    August 18, 2026

    Turistët italianë zbulojnë Korçën, qyteti që po fiton terren në hartën turistike të Europës

    August 17, 2026

    Pogradec/ Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve të bllokuar në liqen

    August 17, 2026

    Festa e Birrës mbush Korçën, qyteti i tejmbushur me vizitorë

    August 16, 2026
    TE FUNDIT

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan

    August 18, 2026

    Skënderbeu prezanton uniformat e reja, gati për rikthimin në Superiore

    August 18, 2026

    Turistët italianë zbulojnë Korçën, qyteti që po fiton terren në hartën turistike të Europës

    August 17, 2026

    Pogradec/ Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve të bllokuar në liqen

    August 17, 2026
    EKSKLUZIVE

    Mësuese Anxhelën e humbëm.

    Pse ish-kryebashkiaku i Korçës Robert Kotmilo, ishte një nga njerëzit më të pasur të Shqipëris

    Kapshticë – Kapen në flagrancë dy vëllezër me dhjetëra steka cigare kontrabandë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.