Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Inkubatorët që gllabërojnë fonde publike në Korçë
    Vendi

    Inkubatorët që gllabërojnë fonde publike në Korçë

    January 16, 2026Updated:January 16, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Mbi 130 milionë lekë janë shpenzuar në Korçë për projekte të quajtura “Inkubatorë Biznesi”, por sot asnjë inkubator funksional nuk ekziston. Investimet u prezantuan si nisma për mbështetjen e të rinjve, zhvillimin e startup-eve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, por në praktikë një objekt është i mbyllur dhe i kthyer në magazinë, ndërsa tjetri është shndërruar në një strukturë private hotelerie. Dy projekte të ndryshme në emër, por me të njëjtin rezultat: mungesë funksioni, mungesë transparence dhe zero impakt për sipërmarrjen rinore.

    Inkubatori i parë, i ngritur në ish-Uzinën Mekanike me një kosto prej rreth 55 milionë lekësh, u inaugurua në vitin 2014 si një qendër moderne për startup-e në agroturizëm, zejtari dhe turizëm. Godina ndodhet jashtë përdorimit, dhe pas 11 vitesh, nuk ekziston asnjë raport publik që të provojë se ky inkubator ka prodhuar qoftë edhe një sipërmarrje të qëndrueshme. Ndërsa projekti i dytë, Inkubatori i Biznesit në Mikpritje dhe Turizëm, për të cilin nga viti 2024 janë shpenzuar rreth 87 milionë lekë, rezulton i kthyer në një hotel privat (MIK Korça), fakt që bie në kundërshtim me qëllimin e shpallur të investimit.

    Tona

    Të dhënat e “shteg.org” tregojnë se të rinjtë, bizneset lokale dhe shoqatat e interesit nuk kanë qenë as të informuar dhe as të përfshirë, dhe se projektet ekzistojnë vetëm në dokumente. Në realitet, janë shndërruar në objekte të braktisura ose biznese private, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e fondeve dhe përgjegjësinë institucionale.

    Start-up e dëshmuara

    Pamje nga brenda e Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën Mekanike
    Pamje nga brenda e Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën Mekanike
    Pamje nga jashtë e Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën Mekanike
    Pamje nga jashtë e Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën Mekanike
    Pamje nga jashtë e Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën Mekanike
    Pamje nga jashtë e Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën Mekanike
    Pamje nga brenda e Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën Mekanike
     Pamje nga brenda e Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën 
    Pamje nga brenda e Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën Mekanike
     Pamje nga brenda e Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën Mekanike
    Pamje nga brenda e Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën Mekanike
     Pamje nga brenda e Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën Mekani

    Në vitin 2014, ish-Uzina Mekanike në Korçë u rikonstruktua me një fond publik prej rreth 55 milionë lekësh për t’u kthyer në “Inkubatorin e Biznesit Korçë”, një projekt që u prezantua si nismë strategjike për mbështetjen e të rinjve 18–29 vjeç me ide sipërmarrëse.

    Sipas një publikimi të vitit 2015, “Inkubatori i Biznesit Korçë është një përpjekje thelbësore e Bashkisë Korçë, A.R.ZH. Korçë dhe disa partnerëve të tjerë lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të mbështetur bizneset për të rinjtë dhe për të krijuar vende të reja pune”.

    Nëpërmjet zbatimit të këtij projekti, Bashkia e Korçës synonte krijimin e ambienteve pune, trajnime profesionale, mentorim dhe mbështetje konkrete për startup-et, kryesisht në agroturizëm, zejtari dhe turizëm.

    Bashkia e Korçës pretendonte se nëpërmjet këtij investimi do të prodhonte biznese dhe biznesmenë të moshave të reja, duke i mbështetur me ambiente dhe duke i trajnuar për tregun e punës.

    Saktësisht në faqen zyrtare të ARZH Korçë, specifikohet se për një periudhë 24 mujore nga ky inkubator do të “çelnin” rreth 25 të rinj të biznesit.

    “Investuam 55 milion lekë, për t’i dhënë mundësinë rreth 142 tregëtarëve të mos shesin më në tezga plasmasi jashtë, por në kushte më të mira me standarde bashkëkohore brenda godinës tek ish-UMB, sot Inkubatori i Biznesit. Përmes këtij investimi i’u rikthyem qytetarëve një tjetër hapësirë të lirë, sheshin i cili është hijeshuar edhe me një lulishte dhe rrugë të asfaltuara. Në një pjesë të veçantë të këtij sheshi u pozicionuan edhe triçiklat të cilët ndodheshin pranë Pazarit të Vjetër të Korçës. Inkubatori i Biznesit Korçë, pjesë e këtij projekti, është një përpjekje thelbësore e Bashkisë Korçë, A.R.ZH. Korçë, dhe disa partnerëve të tjerë lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të mbështetur bizneset për të rinjtë e për të krijuar vende të reja pune.” – thuhej në një njoftim të Bashkisë së Korçës në Nëntor 2016.

    Pas më shumë se një dekade nga nisja e projektit, nuk ekziston asnjë evidencë publike që këto objektiva janë realizuar.

    Bashkia Korçë, në përgjigje të kërkesave për informacion, thekson se projekti është zbatuar nga ARZH gjatë viteve 2016–2017 dhe se institucioni nuk disponon të dhëna mbi aplikimet e pranuara, bizneset përfituese, kriteret e përzgjedhjes apo numrin e vendeve të punës të krijuara.

    “Drejtoria e Turizmit, Projekteve të Zhvillimit, Migracionit e Diasporës nuk ka qenë e angazhuar në zbatimin e projektit dhe nuk disponon të dhëna të detajuara,” thuhet në përgjigjen zyrtare të Bashkisë, duke e zhvendosur përgjegjësinë institucionale te një tjetër strukturë, ndërkohë që objekti mbetet në pronësi të saj.

    Ndërsa, në pamundësi për të pasur një kontakt zyrtar edhe pse u tentua me email apo nëpërmjet postës shqiptare, nuk u mundësua një komunikim me fondacionin “ARZH”, ndërsa të dhënat u mbështetën në të tjera komunikime zyrtare.

    Gjendja reale e inkubatorit dhe perceptimi i të rinjve e nxjerrin edhe më qartë dështimin e kësaj nisme.

    Nga monitorimi në terren rezulton se godina e ish-Uzinës Mekanike është plotësisht jashtë funksionit, e mbyllur prej vitesh dhe e kthyer në magazinë. Aktivisti Petro Lubonja ka denoncuar publikisht këtë situatë përmes pamjeve filmike të publikuara në rrjete sociale.

    Por për Bashkinë e Korçës, godina është mbyllur për shkak të përfundimit të marrëveshjeve kontraktuale.

    “Objekti qëndron i mbyllur prej datës së përfundimit të kontratës së huapërdorjes 11.01.2022 dhe është duke u parë mundësia për vënien në përdorim efiçent të tij.” – thuhet në përgjigjen e Bashkisë së Korçës.

    Të dhënat tregojnë se godina është kthyer në një magazinë me karrike dhe materiale të tjera dhe ndodhet jashtë funksionit.

    Megjithatë, për llogari të Bashkisë është shpenzuar një shumë e konsiderueshme që duhet t’i vinte në ndihmë të rinjve, ky institucion nuk disponon asnjë dokument mbi mënyrën se si janë shpenzuar këto para.

    “Nga verifikimet e kryera rezulton se informacioni i disponueshëm lidhet me kontratën për rikonstruksionin e instalimeve dhe sistemimin e ambientit të jashtëm të ndërtesës “Ish Uzina Mekanike”, në kuadër të projektit “Forcimi i Komuniteteve nëpërmjet Inkubatorit të Bizneseve”, Ref. Nr. IADSA/2014/2. Aktivitetet përfshinin rikonstruksionin e ndërtesës bazuar në projektin e zbatimit, prishje dhe rikonstruksion të ndërtesës, instalimet elektrike, si dhe sistemimin e ambientit të jashtëm. Kontrata u nënshkrua më 09.01.2015, me vlerë 53,046,956 lekë, dhe kontraktues ishin Bashkimi i shoqërive “Xhengo” sh.p.k. dhe “Simaku” sh.p.k. Aktualisht, bashkia nuk disponon kopje të kontratave dhe preventivave përkatëse në arkivin e institucionit, duke qenë këto të vetmet të dhëna lidhur me procedurat e prokurimit për projektin.” – thuhet në përgjigjen që “shteg.org” mori nga Bashkia e Korçës.

    Shndërrimi i ish-Uzinës Mekanike në një inkubator nuk ishte rasti i vetëm i financimit të Bashkisë së Korçës. Dokumentet tregojnë se një projekt i ngjashëm u realizua edhe në vitin 2024, por sot është shndërruar në një hotel, që pret e përcjell klient për interesa private.

    Inkubatori që u shndërrua në hotel

    Projekti për MIK Korça
    Credits: Fondi i Zhvillimit – Projekti për MIK Korça
    Projekti për MIK Korça
    Credits: Fondi i Zhvillimit – Projekti për MIK Korça
    Projekti për MIK Korça
    Credits: Fondi i Zhvillimit – Projekti për MIK Korça
    Projekti për MIK Korça
    Credits: Fondi i Zhvillimit – Projekti për MIK Korça
    Projekti për MIK Korça

    Pas eksperiencës së Inkubatorit të Biznesit në ish-Uzinën Mekanike, në vitin 2024 në Korçë u ndërmorr një projekt i ri me qëllim të ngjashëm: krijimin e një qendre për të rinjtë dhe sipërmarrësit lokalë. Projekti quhej Inkubatori i Biznesit në Mikpritje dhe Turizëm dhe synonte rikonstruksionin e godinës së ish-maternitetit në një qendër multifunksionale.

    Sipas Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Inkubatori i Biznesit në Mikpritje dhe Turizëm në Korçë nuk është i njëjti objekt me Inkubatorin e Biznesit të vendosur në godinën e ish-Uzinës Mekanike, por një objekt i veçantë dhe i pavarur. Projekti është realizuar në godinën e ish-maternitetit në Korçë, e cila, përpara ndërhyrjes, ishte e braktisur prej vitesh dhe në gjendje të avancuar amortizimi, pa përmbushur asnjë standard sigurie apo funksionaliteti. Projekti synon rikonstruksionin dhe transformimin e kësaj godine në një qendër inkubatore multifunksionale, e cila krahas akomodimit MIK Korça integron funksione kërkimore, formuese dhe promovuese.”

    Investimi u realizua përmes tre tenderash të ndarë në tre lote, në një vlerë prej 87,285,060 lekësh.

    Dokumentacioni zyrtar e përshkruante qendrën si një vend ku do të zhvilloheshin trajnime, orientim profesional, workshop-e aplikative dhe promovim i destinacioneve turistike, produkteve artizanale dhe trashëgimisë kulinare.

    “Qendra është konceptuar për të shërbyer si hapësirë për trajnimin dhe orientimin e profesionistëve të rinj, zhvillimin e workshop-eve aplikative, organizimin e eventeve dhe promovimin e destinacioneve turistike, trashëgimisë kulinare dhe produkteve artizanale. Gjithashtu, është parashikuar krijimi i një mjedisi bashkëkrijues që mbështet shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe ideve në sektorin e mikpritjes.” – shpjegon Fondi Shqiptar për Zhvillim.

    Me një monitorim të lehtë në Google rezulton që MIK Korça është një njësi akomoduese hotelerie private, ndërsa sipas të gjitha informacioneve, i gjithë investimi për rivitalizimin e objektit nën pretekstin e një inkubatori ose zhvilluesi idesh nga të rinjtë, është kryer me financim publik.

    Të rinjtë e përjashtuar

    Në Korçë, dy projekte të ndërtuara për të mbështetur start-up-et dhe sipërmarrësit e rinj, Inkubatori i Biznesit në ish-Uzinën Mekanike dhe Inkubatori i Biznesit në Mikpritje dhe Turizëm, nuk kanë arritur të krijojnë një impakt të dukshëm mbi të rinjtë dhe grupet e interesit lokalë.

    Të rinjtë, për të cilët projekti ishte menduar, nuk kanë njohuri ose informacion mbi funksionimin e inkubatorit.

    Rea Xhukellari, studente nga Pogradeci, deklaron se kurrë nuk ka dëgjuar për ekzistencën e këtyre inkubatorëve:

    “Për sa i përket një inkubatori funksional në Korçë, nuk kam dëgjuar më parë. Kjo ndoshta sepse nuk është promovuar mjaftueshëm ose nuk e kryen funksionin në mënyrën e duhur.” – thotë Rea.

    Po ashtu edhe Egla Ibranj dhe Gesina Rushiti, edhe pse janë me studime dhe banore të Korçës, nuk janë në dijeni të asnjë mundësie mbështetje për të rinjtë e qytetit, kryesisht në fushën e biznesit.

    “Mendoj se shumë prej moshatarëve të mi nuk kanë ide lidhur me këtë lloj start-up-i. Kam dëgjuar disa vite më parë se do të hapej një i tillë (Inkubator Biznesi), por nuk kam informacion nëse është hapur apo nëse funksionon për të rinjtë e qytetit. Sipas dijenisë sime, nuk ka një inkubator funksional. Për ndonjë mundësi konkrete nuk jam në dijeni, por mendoj se mund të ketë mundësi të tilla, edhe pse unë vetë nuk jam e informuar.” – thotë Egla Ibranj.

    Ndërsa Gesina Rushiti kurrë nuk ka dëgjuar për inkubatorët e Korçës.

    “Nuk jam në dijeni të ndonjë Inkubatori Biznesi në Korçë, nuk kam dëgjuar kurrë për një të tillë, nuk kam njohuri as mbi start-up-e.” – thotë studetja.

    Të dy projektet, pavarësisht investimeve të konsiderueshme dhe procedurave zyrtare, nuk kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta me grupet e interesit dhe nuk ofrojnë mundësi konkrete për të rinjtë e Korçës.

    Bujar Muço, nën/kryetari i Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, thotë se asnjëherë pushteti vendor nuk është konsultuar me grupet e interesit për këtë çështje:

    “Nuk jemi të informuar për ekzistencën e Inkubatorit të Biznesit Korçë, as nuk jemi thirrur të japim mendimet tona në hapje të tij. Minimumi kur bëhen investime të tilla duhet të jenë edhe mediatike, për të parë cilat janë qëllimet apo përfituesit. Është hera e parë që po dëgjoj për të dhe nuk jam në dijeni të asnjë biznesi që mund të ketë përfituar mbështetje falë funksionimit të Inkubatorit.

    Nga Armand Braho

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026
    TE FUNDIT

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Arrest për një vulë / Kur policët bëhen viktimë e spektaklit

    Zjarr mbi Dishnicë, dyshohet e qëllimshme

    Dy të plagosur në Pogradec – Aksident i rëndë, ja detajet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.