Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Breshëri dëmton perimet në fushën e Korçës

    September 18, 2026

    Nga janari 2027 paga minimale në Mali e Zi deri në 1400 euro, 600 euro pensioni mesatar

    September 18, 2026

    Kryetari i Bursës, kosovari Shahin Biba e pret në Gjuhën Shiqipe Mendi Qyren

    September 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Iniciativa e korçarëve: kërkohet financim shtetëror për kurimin jashtë vendit të fëmijëve
    Vendi

    Iniciativa e korçarëve: kërkohet financim shtetëror për kurimin jashtë vendit të fëmijëve

    March 26, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një grup qytetarësh nga Korça kanë ndërmarrë një iniciativë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare të marrë përgjegjësi për trajtimin e fëmijëve dhe të rinjve nga mosha 0 deri në 18 vjeç, të cilët vuajnë nga sëmundje që nuk mund të trajtohen në Shqipëri.

    Sipas iniciatorëve, në rastet kur sistemi shëndetësor vendas nuk ofron zgjidhje mjekësore, shteti duhet të garantojë financimin e kurimit jashtë vendit, duke mos lënë barrën ekonomike mbi familjet.

    Your browser does not support the video tag.

    Një nga nismëtarët, Ardit Konomi, shprehet se ideja lindi pas një rasti të ndjeshëm në Korçë, ku një foshnjë e sëmurë rëndë detyroi familjarët të kërkonin ndihmë tek shoqatat dhe donatorët për të siguruar trajtimin jashtë vendit.

    Ai thekson se kjo nuk duhet të jetë një zgjidhje e zakonshme, pasi bëhet fjalë për një fenomen të përsëritur. Sipas tij, nga një studim i kryer prej grupit, rezulton se çdo vit ka rreth 35-40 raste të fëmijëve që kanë nevojë për trajtim të specializuar jashtë Shqipërisë, ku 60-80% e tyre nuk mund të trajtohen brenda vendit. Rastet përfshijnë ndër të tjera radiokirurgji dhe sëmundje të rënda si leucemia akute.

    Ndërkohë, një tjetër iniciator, Nardi Olli, thekson se kjo nismë synon të garantojë një të drejtë themelore kushtetuese: të drejtën për shëndetin dhe jetën.

    Sipas tij, në shumë raste kur shteti nuk ka mundësi të ofrojë trajtim, pacientët dhe familjet e tyre mbeten pa mbështetje dhe në pamundësi për të siguruar shërbimin e nevojshëm. Për këtë arsye, nisma synon përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues, në mënyrë që qytetarët të mos mbeten “në mëshirë të fatit”, por të kenë mbështetje konkrete nga institucionet.

    Nismëtarët bëjnë apel që kjo çështje të marrë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse dhe të shqyrtohet krijimi i një mekanizmi të posaçëm shtetëror, i cili do të sigurojë financimin e kurimit jashtë vendit për fëmijët, në rastet kur kjo është e domosdoshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Breshëri dëmton perimet në fushën e Korçës

    September 18, 2026

    Kryetari i Bursës, kosovari Shahin Biba e pret në Gjuhën Shiqipe Mendi Qyren

    September 18, 2026

    5.7 milionë euro për rikonstruksionin e Liceut Francez në Korçë, kontrata parashikon edhe ndërtimin e godinave të reja

    September 18, 2026

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026
    TE FUNDIT

    Breshëri dëmton perimet në fushën e Korçës

    September 18, 2026

    Nga janari 2027 paga minimale në Mali e Zi deri në 1400 euro, 600 euro pensioni mesatar

    September 18, 2026

    Kryetari i Bursës, kosovari Shahin Biba e pret në Gjuhën Shiqipe Mendi Qyren

    September 18, 2026

    Ylljet Aliçka shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    September 18, 2026
    EKSKLUZIVE

    Rrëfimi i 29-vjeçarit nga Korça/ Nisi drogën 13 vjeç, sot trajtohet me metadon

    Zeqineja humb mandatin, për 10 vota më pak, fitoi një pushim 4-vjeçar”

    Ministrja Diella “merr rryshfet” në Karnavalet e Vevçanit, në Maqedoninë e Veriut

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.