Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Imami Dritan Shaho/Avokatët memecë të pazotë
    Vendi

    Imami Dritan Shaho/Avokatët memecë të pazotë

    May 28, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në një analizë të tij në rrjetin social Facebook, Imami pogradecar Dritan Shaho ka “sulmuar” avokaturën shqiptare duke i akuzuar se nuk bëjnë punën e tyre, akoma më tej ai i cilëson ata si bashkëpuntorë me gjyqtarët dhe prokurorët vampirë dhe të paaftë. Me këtë analizë Shaho kërkon të tregojë se sistemi gjyqësor në Shqipëri vijon të jetë i kalbur dhe se të pafajshmit dhe ata që nuk kanë para dënohen. Ja postimi i tij.

    REALITET I HIDHUR FATKEQËSISHT QË LE NË BURG SHUMË TË PAFAJSHËM NGA PROKURORË E GJYQTARË VAMPIRË E TË PAAFTË

    Ballkan Desina

    “AVOKATI, KY NJERI I PANEVOJSHËM NË GJYKATËN E SHQIPËRISË MODERNE!”

    Në Shqipëri, drejtësia po lulëzon… pa avokat. Po, po, mos u habisni. Avokati është bërë një lloj dekori sallash gjyqësore, si perde të bukura në një dritare që nuk hapet kurrë.

    Ai ndodhet aty, në karrigen e vet, vetëm që sistemi të duket “normal” dhe perëndimor. Sepse s’ka proces pa avokat, apo jo? Vetëm se… s’duhet ta marrë shumë seriozisht rolin e tij.

    Prokurori dhe gjyqtari janë bashkëpunëtorë të ngushtë. E vërtetë e padiskutueshme. Ata hyjnë nëpër zyra bashkë, dalin bashkë, hanë dreka bashkë, ndajnë shqetësimet e ditës, diskutojnë për “rëndësinë” e ndonjë çështjeje dhe, në raste fatlume, ndajnë edhe hallet e rrogës së vogël në drejtësi. Janë si dueti dinamik i drejtësisë shqiptare. Si Batman-i dhe Robin-i. Si Tom-i dhe Jerry, veçse këtu miu s’ka për të fituar kurrë.

    Vendimi është marrë përpara se të fillojë seanca. Prapa dyerve, në koridore, në një kafe pranë gjykatës, ose ndoshta në WhatsApp. Se kuptimi i drejtësisë është thjesht, “besoj prokurorin, se është i yni”. Fjalët e avokatit? Një zhurmë në sfond. Shpesh herë, edhe vetë avokati e di që po flet kot, por e thotë me profesionalizëm. Me shpresën që ndonjëherë ndonjë gjyqtar do lexojë me sy edhe ndonjë faqe të parashtrimeve.

    Gjyqtari sheh prokurorin si koleg institucional. Avokatin? Si telash! Si njeriun që kërkon të “nxjerrë të pafajshëm një fajtor” (sipas logjikës që e ka vendosur faji paraprakisht).

    Këto janë gjykata ku mbrojtja është bezdi, jo domosdoshmëri. Dhe kjo është e rrezikshme. Sepse kur avokati nuk ka më vend në proces, nuk kemi më drejtësi. Kemi thjesht një shfaqje të organizuar nga dy palë që kanë rënë dakord më herët.

    Avokati në Shqipëri nuk është palë në proces, është spektator me togë. Ai e shikon ndeshjen nga fusha, por s’e lejojnë të preki topin. Në të vërtetë, është i ftuar për të ruajtur imazhin e procesit të rregullt. Me pak fjalë, “e kemi aty për moral”, jo për ndikim real në vendim.

    Mirësevini në Republikën e Drejtësisë pa Avokatë!
    Kjo është Shqipëria ku Gjyqtari dhe prokurori janë si vëllezër në luftë kundër të pandehurit.Avokati duhet të flasë shkurt, që mos “humbet kohë”.

    Kërkesa për prova shtesë quhet “zvarritje e qëllimshme e procesit”.Dhe drejtësia jepet në bazë të njohjeve, jo të ligjit.

    Shteti i së drejtës? Endërr me sy hapur. Në vend që të forcojmë rolin e avokatit, po e kthejmë në relike muzeale të sistemit të drejtësisë.

    Pa avokat nuk ka garanci. Pa avokat nuk ka balancë. Pa avokat nuk ka proces. Dhe mbi të gjitha pa Avokat, nuk ka liri.

    Nëse nuk ndryshon kjo mendësi, në vend të Dhomës së Avokatëve mund të hapim një shoqatë nostalgjike të profesionistëve të padëgjuar.

    Do kujtojmë me mall kohën kur mendonim se ishim pjesë e drejtësisë. Ironikisht, kjo nuk është më thjesht një ironi. Është realitet.

    Helzag Instagram
    eSIM SIGNAL
    Imami Pogradec
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025

    Igli Hasani nga Korça; “Marrëdhënie e shkëlqyer me shtetin grek”

    July 7, 2025
    TE FUNDIT

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025
    EKSKLUZIVE

    Manjola Hasa emërohet në krye të Agjencisë për Media dhe Informim

    Topçiu në mandatin e fundit, ja kush kërkon vendin e tij

    “Premtimin nuk e tret as dheu” – Dashuri e pastër si ajo e Katerinës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.