Pandeli Majko, një prej figurave më të njohura të Partisë Socialiste, nuk ka arritur marrjen mandatit të deputetit në zgjedhjet e 11 majit.
Majko është ndër politikanët socialistë, që ka qenë në Kuvend për herë të parë në vitin 1992. Ai ishte pjesë e listës së hapur të PS-së, si kandidat në qarkun Tiranë dhe veçanërisht në Kavajë por nuk arriti të fitojë mjaftueshëm vota për të siguruar një vend në parlament.
Qytetarët e Kavajës nuk e votuan socialistin duke i dhënë më pak se 1 mijë vota, duke i dhënë dorën e fundit për ta larguar fare nga politika.
Por një tjetër mesazh erdhi nga Fieri, teksa një intelektual si Majko ikën kokëulur, vjen drejt Tiranës me trastë në kurriz dhe buk me vete, epoka “zegjine çaushi” ka nisur tashmë dhe pas kërpëratave duket se është forma tjetër e medaljes së një parlamenti i cili është kthyer në një mejhane ku mblidhjen në shumicën e rasteve 40% trushpëlarë, 30 % me të kaluar të errët kriminale dhe një 30 % mund të cilësohen si të përgatitur për aty.
Ndërsa epoka e “Majkove” po largohet me një faleminderit të thatë e të hidhur, tashmë tallavaja e zegjineve, që kanë merak vetëm “K” në rrjetet sociale dhe shumë pak iu plas për hallet e banorëve apo shqiptarëve ka nisur.
Rama ka marrë një mandat të 4-ët me 83 mandate, e ku për katër vite do dëgjojmë “dashuriçkat” Gazo-Zegjine si forma më e mirë e talljo-argëtimit të një populli tmerrësisht të mbetur në vend dhe që mendon se Evropi, K-ja e motit ja ka nevojën!