Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Mrekullia e Luginës së Vjosës – nga Ura e Dragotit në Leskovik në Melesin

    March 4, 2026

    Procedime penale dhe një rast aksidental në Korçë

    March 4, 2026

    Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, duke prekur të gjithë llojet e bukëve, përfshi dhe ato masive.

    March 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Historia e dhimbshme e Zhanetës, gruas që u braktis në jetimore: Dua vetëm një dhomë ku të jetoj, marr 70 mijë lekë pension
    Vendi

    Historia e dhimbshme e Zhanetës, gruas që u braktis në jetimore: Dua vetëm një dhomë ku të jetoj, marr 70 mijë lekë pension

    January 6, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në një cep të Korçës jeton Zhaneta, një grua që jeta nuk i ka kursyer asgjë. E braktisur që kur ishte një foshnje, ajo u rrit në jetimore dhe që herët u përball me vështirësitë e jetës. Megjithatë, nuk u dorëzua asnjëherë, u shkollua, punoi, nga ndërtimi te ndërmarrjet dhe ushqimoret e qytetit të vogël juglindor.

    Sot, realiteti i saj vijon të jetë i dhimbshëm. Dekadat e punës nuk iu njohën dhe pensioni që merr është vetëm 70 mijë lek të vjetra në muaj. Me aq të ardhura, Zhaneta mezi arrin të sigurojë jetesën minimale. Banesa e saj ndodhet në kushte mizerabël dhe është e pabanueshme, ku mungojnë uji dhe dritat.

    Your browser does not support the video tag.

    Prej disa ditësh, ajo është strehuar përkohësisht nga një grua zemërmirë, përballë Xhamisë së Re në Korçë, vetëm që këto ditë të acarta mos t’i kalojë e vetme. Në këtë shtëpi, e cila nuk është e Zhanetës ka trokitur gazetari Xhensil Shkembi i cili ka sjellë për publikun historinë e kësaj gruaje e cila mesa duket është harruar nga të gjithë, nga komuniteti dhe nga autoritetet. n

    Zhaneta është e sëmurë, por ilaçet shpesh i mungojnë, sepse të ardhurat nuk mjaftojnë. Ashtu si dhe Zhaneta e thotë, me zërin që i dridhet, nuk kërkon shumë, as luks apo ndihma të mëdha, por vetëm një dhomë ku të “fusë kokën”.

    “Kam qenë jetime, që kur u linda më braktisi nëna. U rrita aty deri në moshën 14-15 vjeç shkova në shkollë të mesme, në Tiranë. Mbarova shkollën dhe u ktheva në Korçë, punova në ndërtim, në ofiçinë, në ndërmarrjet që kishte Korça. Punova në ushqimore. Kjo shtëpi nuk është imja, shtëpia ime është në gjendje kritike,. Të paktën të më japin një dhomë përdhese. Nuk kam asnjë njeri, askush nuk kujdeset për mua. Vetëm me gjysmë pension jetoj, 70 mijë marr. Nuk i marr ilaçet, ku i marr ku nuk i marr”, tha ajo.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Mrekullia e Luginës së Vjosës – nga Ura e Dragotit në Leskovik në Melesin

    March 4, 2026

    Procedime penale dhe një rast aksidental në Korçë

    March 4, 2026

    Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, duke prekur të gjithë llojet e bukëve, përfshi dhe ato masive.

    March 4, 2026

    Qarku Korçë – Arrestim për aksident me pasojë vdekjen, procedime për kalim të paligjshëm kufiri dhe zjarrvënie nga pakujdesia

    March 3, 2026
    TE FUNDIT

    Mrekullia e Luginës së Vjosës – nga Ura e Dragotit në Leskovik në Melesin

    March 4, 2026

    Procedime penale dhe një rast aksidental në Korçë

    March 4, 2026

    Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, duke prekur të gjithë llojet e bukëve, përfshi dhe ato masive.

    March 4, 2026

    Qarku Korçë – Arrestim për aksident me pasojë vdekjen, procedime për kalim të paligjshëm kufiri dhe zjarrvënie nga pakujdesia

    March 3, 2026
    EKSKLUZIVE

    “Paketa e Maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse nuk plotësohet targeti i 1 mijë investimeve!

    Besa Spaho; “Turizmi, motori kryesor i zhvillimit ekonomik të qarkut”

    Alarm në Parkun Kombëtar të Prespës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.